LAJMI I FUNDIT:

Notarja ruse fiton medalje, por është dita më e tmerrshme në jetën e saj

Notarja ruse fiton medalje, por është dita më e tmerrshme në jetën e saj

Yulia Efimova, notarja olimpike ruse ka fituar një medalje të artë në 100-metërshin stil bretkose, por fundi i garës ka qenë një ndër momentet më të tmerrshme në jetën e saj.

Gjithë publiku nisi ta vërshëllente madje një prej kolegeve, Lily King që fitoi medaljen e artë, i nxorri gishtin e mesit para nisjes së garës.

Arsyeja e vërshëllimave ka qenë fakti që notarja ruse u dënua për doping pak kohë më parë dhe u pezullua 16 muaj.


Para nisjes së Olimpiadës ajo u pezullua sërish, por pasi e çoi në Arbitrazh çështjen u shpall e pafajshme duke e lejuar të merrte pjesë në Rio.

I ashpër ka qenë me të edhe notari rekordmen, amerikani Michael Phelps.

“Të dopuarit nuk duhet të marrin pjesë në Olimpiadë, është një turp. Të shohësh njerëz të till që marrin pjesë në garë më thyen zemrën”, tha ai.

Vetë notarja është prekur shumë dhe ka shpërthyer në lotë pas garës.

“Pavarësisht medaljes që fitova, nuk ka gjë më trishtë për një sportist se sa të vërshëllehet nga publiku. Gjykata e tregoi që unë jam e pastër. Për rastin e parë e shleva dënimin”, tha Efimova.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Sportistët duhet të respektojnë kolegët e tyre pavarësisht çdo gjëje, ndryshe do të penalizohen”, thuhet në reagimin e KON-it.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori