LAJMI I FUNDIT:

North West stiloi vëllezërit dhe motrën e saj për fotot e kopertinës së Vogue të Kim Kardashian

North West stiloi vëllezërit dhe motrën e saj për fotot e kopertinës së Vogue të Kim Kardashian

North West mund të ketë një të ardhme në ekipin e Anna Wintour.

Vajza 8-vjeçare e Kanye West dhe Kim Kardashian prej kohësh është e interesuar për modën dhe bukurinë, pasi ka mbuluar kopertina revistash, ka pozuar për fushata reklamash dhe ka ecur në pista mode.

Pra, cili është niveli tjetër për një mendje krijuese si ajo e North? Stilimi i një xhirim të Vogue, natyrisht.


Foto: Instagram

Më e madhja e çiftit Kim dhe Kanye u shfaq së bashku me vëllezërit e motrat e saj – Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 2 – në faqet e numrit të marsit të revistës amerikane të modës, të mbuluar nga mamaja Kardashian, duke luajtur basketboll në shtëpinë e familjes.

Jo vetëm që ajo pozoi për kamerën, por North gjithashtu stiloi të gjithë fëmijët për fotosesionin, siç vërehet nga Kardashian në Instagram Story, si dhe në vetë tekstin e kopertinës.

Foto: Instagram

Ndërsa North e mbajti veshjen e saj relativisht të thjeshtë me një bluzë të bardhë, xhinse të gjera, atlete neoni dhe një gjerdan me emrin e saj të shkruar me shkronja gotike, ajo zgjodhi një këmishë Kawasaki të gjelbër neoni me pantallona vjollcë dhe Yeezy Foamrunners për Saint, Psalm u pa me një fanellë të kaltër dhe pantallona kaki, teksa i lejoi motrës Chicago të vishte çizmet e saj të preferuara rozë kauboj me një fanellë të Chicago Bears.

Në intervistë, Kardashian diskutoi prindërimin mes divorcit të saj; Kanye më pas postoi në Instagramin e tij foto të familjes nga paraqitja duke u lutur: “Zot të lutem ta kthesh familjen tonë së bashku”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by ye (@kanyewest)

Në trend Femra

Më shumë
Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Një lidhje e përsosur i ka dy persona të papërsosur që nuk heqin dorë nga njëri-tjetri

Në çift
Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Çfarë ndodh me fëmijët nëse i largoni plotësisht nga ekrani për disa muaj?

Këshilla për prindër
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Tre fustanet e nusërisë që zgjodhi aktorja turke Demet Ozdemir për dasmën e saj

Tre fustanet e nusërisë që zgjodhi aktorja turke Demet Ozdemir për dasmën e saj

Kalo në kategori