Deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson ka arsyetuar nominimin për Çmimin Nobel për Paqe 2025 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe drejtoreshës së kësaj qendre Feride Rushiti.
Në letrën e propozimit të deputetit suedez thuhet se “propozoi Dr. Feride Rushiti dhe OJQ-në Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës (QKRMT) për Çmimin Nobel për Paqe, në njohje të kontributeve të jashtëzakonshme që kanë dhënë për avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetin e mbijetuarve dhe shërimin e komuniteteve të dëmtuara nga lufta. Puna e Dr. Rushiti dhe e KRCT-së është një shembull i fuqisë së dhembshurisë, kurajës dhe angazhimit të pandërprerë përballë vështirësive të paimagjinueshme”.
Jacobsson shkruan se “Si mjeke dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, Dr. Rushiti ka dedikuar karrierën e saj për të trajtuar pasojat shkatërruese të torturës, dhunës seksuale dhe mizorive të tjera të luftës. Pas Luftës së Kosovës (1998-1999), ajo themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizatën e parë të këtij lloji në Kosovë. Nën udhëheqjen e saj vizionare, QKRMT ka ofruar mbështetje mjekësore, psikologjike dhe ligjore për mijëra mbijetues, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre të plotësohen”, transmeton Telegrafi.
“Angazhimi i Dr. Rushiti për njohjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës ka transformuar diskursin kombëtar në Kosovë. Përpjekjet e saj të palodhshme çuan në krijimin e një kuadri ligjor që i njeh këta të mbijetuar si viktima civile të luftës, duke u mundësuar atyre të kenë qasje në dëmshpërblime të pritura prej kohësh. Kjo arritje historike, e realizuar në vitin 2017, ka sjellë dinjitet dhe mbështetje financiare për shumë mbijetues dhe është një dritë shprese për drejtësinë post-konfliktuale në mbarë botën”.
Jacobsson thotë se “përtej punës së saj me të mbijetuarit, Dr. Rushiti ka mbrojtur trajtimin human të të burgosurve dhe të ndaluarve, duke avancuar standardet ligjore dhe etike në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Angazhimi i saj për të ndihmuar në krijimin e një shoqërie të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut ka pasur një ndikim të thellë, duke frymëzuar aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë”.
“Dedikimi i paepur i Dr. Rushiti nuk ka kaluar pa u vënë re. Në vitin 2018, ajo u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Grave të Kurajës nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, një njohje për ndikimin e saj transformues në jetën e mbijetuarve dhe rolin e saj si lidere globale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.
Deputeti suedez gjithashtu thotë se “Çmimi Nobel për Paqe është menduar për të nderuar individë të cilët puna e tyre promovon paqen, drejtësinë dhe pajtimin. Dr. Feride Rushiti dhe QKRMT e personifikojnë këto ideale përmes angazhimit të tyre të pandërprerë për të mbështetur ata më të pambrojturit, shëruar plagët e konfliktit dhe ndihmuar në ndërtimin e një baze për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe përtej saj”.
“Për këto arsye, ne mbështesim fuqishëm Dr. Feride Rushiti dhe QKRMT si një kandidaturë të merituar për Çmimin Nobel për Paqe. Puna e saj/tyre është një dëshmi e qëndrueshmërisë së shpirtit njerëzor dhe ndikimit të thellë të dhembshurisë në krijimin e një bote më të drejtë dhe paqësore”.
Në një adresim para mediave, drejtoresha e QKRMT, Feride Rushiti tha sot se ky nominim në radhë të parë është vlerësim për Kosovën dhe shpreson se do të rris ndërkombëtarisht zërin e viktimave të dhunës seksuale.
“Ky nominim ka ardhur në befasi fare. Realisht unë jam takuar me personin të cilin na ka nominuar, deputetin suedez, Jacobsson para dy viteve në një takim të rastësishëm, i cili po vinte në Kosovë për t’i takuar qoftë politikanët, qoftë organizatat e shoqërisë civile dhe aty gjatë një ore kam pasur mundësinë për të shkëmbyer përvoja, për të ndarë zhvillimet aktuale në QKRMT, por edhe sfidat dhe vështirësitë që ne i hasim në terren…”, ka thënë Rushiti.
Nënë Tereza është shqiptarja e parë që kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo të Norvegjisë në vitin 1979. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Bishlimovska: Ka ardhur koha që ne të thërrasim infermierët në pension për të punuar në shëndetësi

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania