LAJMI I FUNDIT:

Noizy anulon koncertin në Ferizaj, për shkak të shoqërimit në polici?

Noizy anulon koncertin në Ferizaj, për shkak të shoqërimit në polici?
Foto: Noizy/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka anuluar koncertin e planifikuar për mbrëmjen e së premtes në Ferizaj të Kosovës për shkak se është shoqëruar në polici. Kjo ndodhi pas një ngjarjeje të fundit në Pejë, ku ishte përfshirë një përleshje mes dy grupeve.

Në një njoftim të bërë në InstaStory, Noizy u kërkoi ndjesë fansave të tij në Ferizaj duke theksuar se nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të situatës së krijuar.

“Ferizaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju për shkak se po më shoqërojnë në polici. Shihemi herë të tjera”, shkroi në InstaStory reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.


Foto: Noizy/InstaStory 

Mos-pjesëmarrjen e tij e ka konfirmuar edhe diskoteka në Ferizaj përmes një njoftimi në InstaStory. “Njoftim me rëndësi: Noizy përmes profilit të tij ka bërë të ditur se sonte nuk mundet me qenë i pranishëm në eventin e paralajmëruar për arsye të veta personale. Kërkojmë falje në emër të klubit ‘Diamonds’ dhe njëherësh ju njoftojmë se eventi për nesër (e shtunë) me PINT dhe Teuta Selimi do të jetë free (23:00-00:00) për të gjithë”, shkruhet në njoftim.

Sipas raportimeve të një dite më parë, Noizy ishte përfshirë në një përleshje që ndodhi jashtë ambienteve të Sancy Club në Pejë.

Foto: Noizy/InstaStory

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rastin për Telegrafin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi por edhe vet menaxherët e Sancy Club. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori