Nkunku te Chelsea, arrihet marrëveshja për kontratën dhe shumën e transferimit

Chelsea ka bërë transferimin e parë për edicionin 2023/24, pasi ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për Christopher Nkunku, raporton Fabrizio Romano.
Blutë e Londrës ka kohë që janë në bisedime me sulmuesin francez, por që tani duket se e kanë mbyllur marrëveshjen.
"Chelsea është afër marrëveshjes me Christopher Nkunku", raporton eksperti i transferimeve.
"Testet mjekësore janë kryer tashmë siç është raportuar në shtator, marrëveshje me Leipzig për më shumë se 60 milionë euro është arritur dhe një mënyrë lehtë e pagesës".
"Marrëveshja afatgjatë u dakordua duke filluar nga qershori i vitit 2023. Është koha për të nënshkruar kontratat", bën të ditur Romano ./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































