Këtej e tutje konvertimi i patentave shqiptare dhe kosovare në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Këtë e miratoi sot në Berlin, Këshilli Federal i Gjermanisë, me kërkesë të qeverisë federale.
“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!”, tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.
Politikani i Gjelbër argumentoi se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”.
Fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e humbi rastin për të qenë vetë i pranishëm në Sallën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.
Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh.
Parimi i vendbanimit të rregullt
Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave në Gjermani.
Por, rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu, i tha DW Matthias Borowski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.
Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën.
Ky fenomen, që në Gjermani njihen nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar. “Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i tha Borowski, Deutsche Welles.
Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt? Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: “Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit.”
Shkurt. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën. “Dhe e rëndësishme është, që patenta të bëhet në atë qytet, ku ke qenë i regjistruar”, sqaron Borowski.
Dallime në datat e lëshimit
Rregullorja e re parasheh një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik (Kraftfahr-Bundesamt).
“Këto data janë negociuar me autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë”, i tha DW një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Komunikimeve Digjitale.
“Vetëm pas këtyre datave mund të sigurohet që lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara në Kosovë ose Shqipëri, janë bërë pasi më parë është bërë një kurs teorie dhe praktike”.
Për patentat e lëshuara më parë, autoriteti përkatës gjerman në Flensburg, do të sqarojë vërtetësinë e dokumentit, duke kontaktuar organet përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri.
“Se sa kohë do të marrë kjo procedurë, kjo do të varet nga koha që do t’u nevojitet organeve në Shqipëri dhe Kosovë për të dhënë përgjigje”, i tha DW zëdhënësja.
Domethënie simbolike
Për Ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, përfundon këtu një rrugëtim pesëvjeçar, që zuri fill, në janar 2017, kur ai dorëzoi në Ministrinë gjermane të transporteve kërkesën për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit. “Kjo njohje do t’i lehtësojë dukshëm përpjekjet e bashkëqytetareve tanë që janë vendosur ligjërisht në territorin e RFGJ për tu integruar sa më shpejt dhe me sa më pak kosto financiare në jetën e vendit”, tha Kuko.
“Dhurata më e bukur për ditëlindje”
Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Berlin, e cilëson këtë lajmin më të mirë që Gjermania i dhuron Kosovës në prag të pavarësisë.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës dhe flet shumë për raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona. Kjo është një nga dhuratat më të mira që Gjermania mund t‘ia ofronte Kosovës në prag të festimit të ditëlindjes së 14-të Pavarësisë së Kosovës”, tha Ajeti.
“Kjo marrëveshje ka impakt të madh sidomos ndaj atyre që janë në marrëdhënie pune dhe në mungesë të kësaj marrëveshjeje kanë qenë të hendikepuar t‘i kryejnë obligimet e tyre”, tha ambasadori i Kosovës.
Kosova e shtroi kërkesën për njohjen e patentave në gusht të vitit 2018. Ishte një nga veprimet e para të paraardhësit të Ajetit, ish-ambasadorit Beqë Cufaj, për të një nga sfidat personale, që kjo marrëveshje të arrihej së bashku me Shqipërinë.
Dy ambasadorët Cufaj dhe Kuko dhe stafet e tyre diplomatike nuk reshtën së lobuari për këtë çështje, qoftë te dy ministritë përgjegjëse, ajo e transporteve dhe brendshme, qoftë edhe te konferencat përkatëse të ministrave të landeve. Tema e patentave, megjithëse e karakterit teknik, ishte e pranishme në çdo takim dypalësh, madje edhe deri te ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht