Njihuni me pseudo-drithërat: Çfarë përmbajnë dhe si mund t’ju ndihmojnë

Nuk bëjnë pjesë në grupin e drithërave, mirëpo farat e tyre ngjasojnë me drithërat dhe përdoren në mënyrë të ngjashme, andaj i quajmë pseudo-drithëra apo drithëra të rreme
Nuk përmbajnë gluten, andaj janë të përshtatshme për të gjithë ata të cilët janë të ndjeshëm apo jotolerantë në atë proteinë bimore, transmeton Telegrafi.
Amaranti është i burim i mirë i energjisë dhe ka përqindje të lartë proteinash.
Përmban amino-thartira esenciale (lizinë, metoininë dhe cisteinë), mirëpo mund t’i jemi mirënjohës edhe për sasi të mëdha kalciumi, hekuri dhe magnezi.
Amaranti konsiderohet si bimë për jetëgjatësi. Në mjekësinë popullore kineze konsiderohet si preparat kundër plakjes. Një kokërr amarant përmban 16 për qind proteina, pektinë, mikronutriente.
Për nga proteinat, përmban dyfish më shumë se sa gruri. Përmban edhe yndyrë, karbohidrate, vitamina të grupit B, magnez, kalcium, fosfor dhe fibra.
Hikrra është zëvendësim i shkëlqyeshëm për grurin, nëse ndaj tij jeni intolerantë.
Përmban vitamina të grupit B, si edhe sasi të konsiderueshme proteinash dhe rutina bioflavanoide, të cilat forcojnë venat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Është e pasur me hekur.
Përmirëson shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Parandalon diabetin.
Hikrra është e jashtëzakonshme për të zëvendësuar orizin
Kuinoa është një ndër drithërat më të vjetra në botë. Është e pasur me proteina të cilësisë së lartë dhe përmban të gjitha amino-thartirat esenciale, gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shpesh përmendet si zëvendësim i mishit.
Nëse vuani nga dhembja e kokës, le të jetë zgjedhje juaja për racion, sepse është e pasur me vitamina të grupit B dhe me magnez.
Ndihmon në dobësim sepse përmban fibra që të mbajnë të ngopur, ndihmon në shëndetin e zemrës, përmban antioksidues, redukton rrezikun e diabetit etj.
Teff-i në vendet afrikane zë vend shumë të rëndësishëm në vend të ushqimit, ndërkaq te ne është pak e njohur. Është jashtëzakonisht e pasur me proteina, vitaminë B, fosfor, minerale kalcium dhe hekur, ndërsa ka edhe mjaft vitaminë C.
Falë pjesëmarrjes së lartë të fibrave dietale, ndikon mirë në sistemin e tretjes dhe ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Kokrra më e vogël në botë, ndihmon në qarkullimin e gjakut, në simptomat menstruale, nxit sistemin imunitar, ndihmon shëndetin kardiovaskular dhe të kockave. Nëpër receta përdoret në vend të melit.
Melekuqja (apo sorghum) është e popullarizuar në Lindje, ndërkaq te ne rrallë përdoret, mirëpo ia vlen të zëvendësohet, sepse sipas përbërjes së saj është e ngjashme me misrin.
Është burim i mirë i proteinave, fibrave dhe vitaminave të grupit B.
Ndihmon gjithashtu në nivelet e sheqerit të gjakut dhe lufton sëmundjet dhe inflamacionin. Nëse po kërkon të dobësohesh,sorghum përmban taninë që lufton obezitetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?