LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me partneren bukuroshe të boksierit kroat, Filip Hrgovic

Njihuni me partneren bukuroshe të boksierit kroat, Filip Hrgovic
Foto: Screenshot/Instagram

Filip Hrgovic u rikthye në Kroaci pasi u mund nga Daniel Dubois në ndeshjen për brezin e peshave të rënda.

Për boksierin 31-vjeçar, humbja e parë në karrierën e tij është një goditje e rëndë.


Mbështetja e tij më e madhe thuhet se është bashkëshortja e tij, Marinela.

Por, kush është bukuroshja që ia ka rrëmbyer zemrën Hrgovicit?

Ata njihen që nga fëmijëria. Dyshja u martuan në vitin 2019 në Sesvete, prej nga janë të dy.

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF
Lexo po ashtu Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Marinela është vetë sportiste dhe për këtë arsye kupton shumë mirë gjithçka që po kalon Hrgovic.

Sporti i saj është volejbolli dhe paralelisht me stërvitjen ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Zagreb. Marinela e ndjek Filipin pothuajse në të gjitha garat.

“Shikoni sa e bukur është, ajo është një engjëll”, tha boksieri për gruan e tij pas një ndeshjeje.

“Kur Filipi hyn ne ring nuk është e vështirë ta shikosh sepse është vërtet superior dhe më pas çdo gjë është më e lehtë. Por deri në atë ditë është tmerrësisht stresuese, nuk ka gjumë”, kishte deklaruar më parë ajo. /Telegrafi/