LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me historinë e kovës së famshme të Kentucky Fried Chicken

Njihuni me historinë e kovës së famshme të Kentucky Fried Chicken

“The Bucket” apo kova është element që ndër vite ka krijuar një reputacion i cili menjëhere e asocion me Kentucky Fried Chicken.

Kova e parë e KFC-së është krijuar në vitin 1957 nga pronari Harland Sanders dhe Pete Harman, i cili njëherazi ishte dhe partneri i parë i cili mori franshizën e restaurantit.

“The Bucket” i parë i ofruar për konsumatorët e KFC-së përmbante 15 pjesë të pulës, salcë mishi dhe biskota.

Kjo ide ishte që tu ofronte shtëpiakeve mundësinë ti shmangen kohës së tepruar të qëndrimit në kuzhinë, por në të njëjtën kohë të jenë në gjendje që të servojnë një shujtë të plotë dhe të shijshme..

Qysh nga krijimi i “The Bucket” deri më sot, KFC-ja ka lancuar një numër të madh të variacioneve të kovës, me opsione të ndryshme të produkteve, salcave, pijeve dhe shtesave të tjera ushqimore. Kovat ofrohen në madhësi të ndryshme, duke u bazuar në nevojat e konsumatorëve.

Sot “The Bucket” është bërë pjesë e pandashme e kulturës Amerikane, bile edhe më gjerë.

Ajo cilësohet si opsioni më i përshtatshëm për ti bashkuar familjet, shoqërinë, kolegët me një shujtë shumë të dashur dhe të shijshme pa dallim moshe.

Të bashkuarit e njerëzve që të ndajnë kënaqësinë e të ushqyerit së bashku e kanë shndërruar “The Bucket” në një stil tradicional të të ushqyerit për shumë familje anë e mbanë botës.

Madje së fundmi po aplikohet edhe si tradita më e re e darkës së Krishtlindjeve në Japoni.