LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me Argjent Kamajn, apo ‘Petr Cechun e Kosovës’: Portieri që pësoi lëndim të rëndë në kokë, por që nuk dorëzohet

Njihuni me Argjent Kamajn, apo ‘Petr Cechun e Kosovës’: Portieri që pësoi lëndim të rëndë në kokë, por që nuk dorëzohet

Portieri i Dardanisë së Qyshkut, Argjent Kamaj është i detyruar të mbajë mbajtëse të kokës për shkak të një lëndimi.

“Kemi qenë duke luajtur në Prizren dhe rreth minutës së 45 kam pësuar një lëndim në kokë. Kam humbur ndjenjat. Më pas kanë reaguar mjekët e dyja skuadrave dhe lojtarët. Normal më kanë parë në gjendje të rëndë”, tregon Argjent Kamaj për RTV Dukagjinin.

Lëndimi e la pa ndjenja në fushë por nuk ia zbehu ndjenjat për tu kthyer në katërkëndësh.


“Edhe pse jam lënduar, asnjëherë nuk kam menduar ta lë futbollin. Menjëherë pas atij lëndimi jam munduar që sa më parë të kthehem në stërvitje dhe të arrijë ku kam qenë.

Një lëndim të tillë dikur e kishte pësuar edhe ylli i Chelsea, Petr Cech.

“Kur udhëtoj për të luajtur ndeshje si mysafirë iu duket pak dukuri e çuditshme dhe më thërrasin Petr Cech pasi ndoshta nuk e dinë për çfarë e mbajë kapelën”, tha ai, përcjell telegrafi.

Portieri thotë se nuk ka qenë e lehtë të adaptohet me një objekt të tillë në kokë.

“Derisa jam ambientuar më është dukur mjaft e rëndë. Trash jam ambientuar me përjashtim kur është koha e nxehtë”.

Argjent Kamaj dëshiron të vazhdojë të luaj futboll dhe të arrijë sa më lartë në karrierë.

Klubi aktual i tij dardania e Qyshkut garon në Ligën e Dytë dhe renditet nga mesi i tabelës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori