T’i kërkosh një gruaje që të dojë një fëmijë të cilin nuk e ka “parashikuar” ose i ka dhënë jetë, është si t’i thuash dikujt që të zgjedhë një fëmijë rastësisht dhe ta dojë përjetësisht.
Marrëdhëniet kanë nevojë për kohë, mos i lejoni të tjerët që të “stabilizojnë” ritmet e familjes suaj. Reagoni me xhentilesë dhe respekt reciprok.
Realitet
Sapo shihni të shkruhet apo dëgjoni të flitet për njerkat, menjëherë mendoni negativisht! Nuk mendoni se ka ardhur koha t’i shihni gjërat pak më ndryshe në këtë drejtim. Ja disa argumente…
Të qenët njerkë është si të kesh një sekret të vogël, por të sikletshëm, për të cilin nuk dëshiron t’i flasësh askujt. Pavarësisht statistikave mbi familjet e mëdha, ku 42% e amerikanëve pohon se ka të paktën një të afërm “të huaj”, shumë persona shtrembërojnë fytyrën kur bie fjala për “njerkën”.
Dhënia e këshillave të duhura për njerkat, si për një familje “natyrale”, është një gjë absolutisht e panevojshme, sepse normalisht familjet me njerkë, në rastin konkret, janë shumë të ndryshme nga ato origjinalet.
Atëherë, cilat janë pesë “mitet” apo “gënjeshtrat” që njerkat janë të detyruara t’i dëgjojnë shpeshherë, por edhe arsyet e duhura për t’i injoruar këto të pavërteta.
Gënjeshtra e parë: “duhet t’i doni fëmijët e burrit si të ishin të tutë”
Rënia në dashuri me dikë nuk do të thotë të duash domosdoshmërisht edhe fëmijët e tij. T’i kërkosh një gruaje që të dojë një fëmijë të cilin nuk e ka “parashikuar” ose i ka dhënë jetë, është si t’i thuash dikujt që të zgjedhë një fëmijë rastësisht dhe ta dojë përjetësisht.
Kjo nuk është aspak një gjë realiste, por as edhe e drejtë. “Besimi” në fjalë i bënë shumë gra të dashura dhe të kujdesshme që të ndihen në faj. Marrëdhëniet kanë nevojë për kohë, mos i lejoni të tjerët që të “stabilizojnë” ritmet e familjes suaj. Reagoni me xhentilesë dhe respekt reciprok. Nëse dashuria do të lindë vetvetiu, atëherë kjo do të ishte një vlerë e shtuar dhe e mrekullueshme.
Gënjeshtra e dytë: “nëse do të jeni e këndshme me fëmijët e “rinj”, atëherë ata do të pranojnë”
Edhe pse mund të jeni fantastike, fëmijët e burrit tuaj ju refuzojnë sërish. Për ata, pranimi i partneres së re të babait është si një lloj tradhtie ndaj së ëmës. Kjo gjë madje mund të ndodhë edhe në rastin kur mamatë nuk janë as në ndërgjegjen e tyre. Pra, çfarë ndodh kur fëmijët e burrit tuaj janë kaq shumë të fiksuar me këtë lloj besimi?
Diçka për këtë ka folur asistentja e huaj sociale, Brenda Snyder: “Duhet ta pranoni, mos e merrni personale. Duhet gjithashtu që të adaptoheni me rolin e dëshiruar prej fëmijëve, në mënyrë që të garantojë respektin që meriton çdo i rritur. Pra, fillimisht lërjani atyre në dorë që të përcaktojnë kohën e kësaj marrëdhënieje të veçantë”. Respekti i tyre për “ligjshmërinë” nuk varet nga ju. Një fëmijë nuk mund të përqafojë nëse i ka duart e lidhura.
Gënjeshtra e tretë: “duke qenë një njerkë ju jeni një prind”
Njerkat nuk duhet të kushtëzohen me prindërimin. Jemi aq shumë të tërhequr nga katër shkronjat, M-A-M-A, saqë harrojmë se roli i “gruas së babait” është shumë i thjeshtë! Shumë fëmijë preferojnë ta mendojnë kështu, sidomos kur të dy prindërit e vërtetë kanë një rol aktiv në jetët e tyre.
Nuk është e thënë se duan një prind të tretë, madje për disa kjo është një gjë shumë e bezdisshme. Pra, jeni thjesht të rritura, të përgjegjshme dhe lini që prindërit të bëjnë punët e tyre.
Gënjeshtra e katërt: “fëmijët duhet të jenë prioriteti juaj”
T’i vini nevojat e fëmijëve të burrit përpara tuajave, mund t’i bëni ata dhe partnerin tuaj të mendojnë se nevojat tuaja janë më pak të rëndësishme se të tjerat. Familja e madhe kërkon bashkëpunim të ndërsjellë. Po, jeni të rritura, por edhe ju keni dëshira dhe meritoni të jeni plotësisht të lumtura.
Bëni kujdes, nëse ndiheni të stresuara dhe të mërzitura, mbase po i anashkaloni nevojat tuaja prej shumë kohësh.
Gënjeshtra e pestë: njerkat janë të këqija
Një njerkë duhet të bëjë përpjekje të mëdha për të mos u quajtur e “keqe”. Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund kësaj legjende është që të mos ndikoheni tashmë nga kjo lloj klisheje. Jepni shembullin e mirë.
Mos u ndieni në siklet që të thoni se jeni njerkë. Ecni përpara me kokën lart dhe tregojini botës se çfarë do të thotë të qenët një njerkë, një grua inteligjente, e dashur dhe e kujdesshme. Një grua që jep më të mirën nga vetja, edhe në situatat më të komplikuara! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Shenjat që tregojnë se partneri juaj po humbet interesin për marrëdhënien ose martesën tuaj

Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Pesë arsye se përse tezet janë shumë të veçanta dhe të rëndësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet