50 vite pasi raketa e nisur nga Florida dërgoi njerëzit e parë në Hënë, një veteran i ekuipazhit të “Apollo 11”, kthehet në platformën e lancimit për të kujtuar dhe nderuar hapin gjigant për njerëzimin, që u bë një moment vendimtar dhe përcaktues në histori.
“Ne ekuipazhi, ndjenim peshën e botës mbi shpinë, e dinim se të gjithë i kishin sytë tek ne, miqtë dhe armiqtë”, thotë veterani Michael Collins.
Michael Collins dhe piloti i modulit, Buzz Aldrin, janë dy pjesëtarët e vetëm ende në jetë të atij misioni që do të ndryshonte mënyrën se si njerëzimi e shihte vendin e tij në univers. Komandanti i tyre, Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli në hënë, u nda nga jeta në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare.
Anijes iu deshën katër ditë për të arritur në Hënë, para se moduli i njohur si ‘Eagle’, preku sipërfaqen e hënës më 20 korrik 1969. Armstrong doli disa orë më pas, duke zbritur ngadalë nga një shkallë e duke vendosur këmbën në tokën hënore, shoqëruar me frazën e pavdekshme; ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin.
Kollins kish qëndruar në orbitën hënore, duke komanduar modulin ‘Columbia’, mjetin e vetëm që mund t’i kthente ata në tokë. Janë 12 njerëzit që kanë shkelur në hënë që nga ajo kohë, me vetëm katër prej tyre ende gjallë. Asnjë qenie njerëzore nuk është kthyer në hënë që nga 1972, viti i fundit i misionit ‘Apollo’.
Presidenti Xhorxh Bush i vjetri premtoi se do ta bënte këtë në 1989, po ashtu edhe i biri në 2004. Por ende asgjë. Presidenti Donald Trump tani ka rindezur garën për të ripushtuar hënën, këtë herë me të parën grua dhe për të udhëtuar madje më tej, drejt marsit. Por, vitet e përcaktuara si afate respektivisht 2024 dhe 2033, duken si jo realistë dhe kanë shkaktuar telashe në agjencinë hapësinore amerikane. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame