Njerëzit me sens humori janë më tërheqës: Sa e rëndësishme është për një marrëdhënie romantike

Një nga gjërat kryesore në një marrëdhënie të shëndetshme dashurie është e qeshura. Asgjë nuk është më e bukur se kur partnerët qeshin së bashku, kur shijojnë praninë e njëri-tjetrit dhe kur argëtohen duke kaluar kohë së bashku.
Me një qasje humoristike apo një anekdotë të mprehtë që do t’ju bëjë të qeshni të dyve, tashmë akulli është thyer. Papritur, nuk jeni më të huaj, një buzëqeshje duket se ju lidh disi dhe një hijeshi e mprehtë e bën partnerin tuaj edhe më tërheqës. Psikologët kanë vënë re të njëjtën gjë për dekada – se njerëzit me sens humori janë veçanërisht tërheqës.
“Humori është tipari i fundit për atraktivitetin”, thotë psikologu Kai Bauer, i cili hulumtoi dhe mori doktoraturën në Universitetin Hale me temën “Të qeshurit”.
Humori është shenjë e inteligjencës dhe kreativitetit
Nuk është rastësi. Disa ekspertë sugjerojnë se humori ka një avantazh evolucionar kur bëhet fjalë për zgjedhjen e bashkëshortit. Humori nuk do të thotë shaka të mësuara përmendësh të futura në një bisedë pa ndjenjën e momentit të duhur. Nga pikëpamja evolucionare, ajo që e bën një person tërheqës është humori që është i vështirë për t’u imituar, sepse pas tij fshihen karakteristika veçanërisht të dëshirueshme.
Njerëzit mendjemprehtë, ata që dinë të tregojnë histori interesante dhe qesharake, duhet të kenë një farë inteligjence, kreativiteti dhe ndjenjën e momentit të duhur. Këto cilësi rrisin atraktivitetin – shkruan psikologia Theresa DiDonato në një artikull – duke zbuluar se kjo vlen për të gjitha kulturat botërore.
Më së shumti përfitojnë meshkujt me sens humori. Meshkujt i konsiderojnë atraktive femrat që qeshin me humorin e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë, për femrat është e rëndësishme që të qeshin me ato që thotë mashkulli. Pra, gjëja kryesore është që djali të jetë me sens të mirë humori.
Ajo me të cilën qeshni, tregon se kush jeni
Humori jo vetëm që jep informacion se sa inteligjent, spontan dhe krijues është dikush, njëherësh tregon diçka edhe për idenë e tij për një person dhe vlerat e tij dhe kjo mund të shihet në stilin e humorit.
Njerëzit që duan të tregojnë histori të lumtura në mënyrë që të qeshin së bashku me të tjerët, tregojnë të ashtuquajturat sjellje afiliative, humor aq lidhës. Zgjuarsia e një personi që nuk e humb sensin e humorit edhe në periudha më pak qesharake, përshkruhet nga psikologët si ajo që e bën atë person më të fortë.
Megjithatë, humori mund të jetë edhe agresiv dhe të shërbejë për t’i poshtëruar njerëzit tjerë me shaka apo sarkazëm në kurriz të tyre. E megjithatë, edhe humori agresiv, i cili përdoret shpesh në satirë, mund të ndihmojë në situata të vështira.
Humori i ndihmon marrëdhëniet – në shumicën e rasteve
Shumica e njerëzve kanë stile të ndryshme humori, por ata përdorin një stil më shpesh se të tjerët. “Shumica e njerëzve e gjejnë njëri-tjetrin nga ngjashmëria”, ka deklaruar Kai Brauer. Partnerët që ndajnë një sens të ngjashëm humori shpesh ndajnë një sistem të ngjashëm vlerash. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për suksesin e një marrëdhënieje dashurie.
“Humori ka një komponent relaksues, lozonjar që ndihmon në formimin e marrëdhënieve”, beson Brauer, duke shtuar se humori mund të ndihmojë në relaksimin në situata stresuese, si dhe në zgjidhjen ose shmangien e problemeve.
Dita ka qenë e lodhshme, fëmijët kanë qenë jashtë kontrollit, kolegët në punë gjithashtu. E gjitha kjo nuk është qesharake dhe është një mundësi e mirë që, për të përfunduar të gjitha, të filloni një debat me partnerin tuaj. Por, nuk vjen deri këtu, sepse ai arriti të thotë diçka mendjemprehtë në momentin e duhur. Pastaj ata të dy qeshin dhe stresi ulet.
Kjo është primare, sepse e qeshura ndikon vërtet në trup. Hulumtimi i të qeshurës – gelotologjia – zbuloi se e qeshura jo vetëm që redukton stresin dhe çliron hormonet e lumturisë, por gjithashtu ka një efekt pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe madje forcon imunitetin. Pra, një marrëdhënie plot humor është jo vetëm e këndshme, por në kuptimin e mirëfilltë të fjalës – e shëndetshme.
Humor i ndryshëm, qëndrime të ndryshme
Nëse dikush nuk e kupton humorin e partnerit, kjo mund të tregojë se qëndrimet e tyre themelore janë shumë të ndryshme. “Baza e humorit është kuptimi, gjegjësisht e papritura”, thotë Brauer. Që humori të funksionojë për të dy, duhet të ketë një marrëveshje në marrëdhënie se çfarë mund të pritet dhe çfarë jo, shpjegon psikologu dhe tregon se humori duhet të ketë një bazë të përbashkët, sepse në të kundërt nuk mund të funksionojë për të dy.
Por, humori nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm për çdo marrëdhënie. “Njerëzit për të cilët humori nuk është aq i rëndësishëm, priren të kenë një partner që nuk është edhe aq komik”, thotë Brauer. Madje edhe kjo, në përputhje me parimin e ngjashmërisë, gjithashtu mund të funksionojë shumë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore, mësoni si ta parandaloni atë
Koha që i duhet një personi të shenjës së Dashit të dashurohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës