LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit kanë disa teori mbi fytyrën e Kylie-t, por ç’mendojnë ekspertët

Njerëzit kanë disa teori mbi fytyrën e Kylie-t, por ç’mendojnë ekspertët

Kylie Jenner u shfaq një yll në Javën e Modës në Paris, por njerëzit sërish e gjetën diçka për të komentuar. Këtë herë, në vëmendjen e njerëzve është fytyra e Kylie-t, e cila sipas njerëzve ka rënë pre e migrimit të fillerit, ose teprimit me botoksin

Por, sidoqoftë, zona më e diskutuar, ajo e mollëzave, mund të jetë natyrale dhe të duket paksa e rrudhur për shkak të anatomisë së fytyrës.


Ekspertja Brittany Wilson, themeluese e “Refresh Aestethics”, klinikë e specializuar për kujdesin ndaj lëkurës ndërhyrjeve dhe trajtimeve të ndryshme të fytyrës, përmes një videoje në TikTok shpjegoi se Kylie në fakt, mund të ketë thjesht atë që quhet “rrudha në mes të fytyrës”, ose “malar crease/ mound”.

Brittany tha se linja e lotëve shkon për poshtë dhe kjo ndodh për shkak të një ligamenti, i quajtur “zygomatic cutaneous”. Siç mund ta shohësh në foto, zona vjollcë është ajo që e rrudhës që krijohet.

Ajo shpjegoi se është totalisht normale dhe nuk ka asgjë të keqe të kesh këtë rrudhë në fytyrë. “Është thjesht diçka normale në fytyrën tënde që të bën të bukur”, tha ekspertja.

Gjithashtu, mund të jetë edhe “malar edema”, e cila lidhet me mbledhjen e lëngjeve në këtë zonë. Kjo mund të shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës, sidomos në mëngjes. Njerëzit që konsumojnë ushqime me shumë kripë kanë më shumë gjasa të kenë këtë zonë të butë në pjesën e mollëzave.

Edema mund të shkaktohet edhe nga probleme të ndryshme që mund të lidhen me zemrën, mëlçinë, alergji, apo injeksione kozmetike.

#kyliejenner #botox #facefiller #fillers ♬ what i was made for? – acoustic instrumental solo – Edward Ong

A mund të shpëtosh prej saj?

Ti mund t’i lësh siç janë, ose të përdorësh fillers, për të shtuar volumin në këtë zpnë.

Mund të përdorësh edhe laserin për ta tërhequr lëkurën dhe për ta nxitur atë të prodhojë më shumë kolagjen, citin Anabel.

Një tjetër metodë është pilingu kimik, që të ndihmon të eliminosh linjat e lëkurës, rrudhat dhe dëmet që mund të ketë pësuar lëkura.

Tërheqja e lëkurës është një tjetër praktikë, që të ndihmon të kesh një fytyrë më të tërhequr, duke zvogëluar prezencën e rrudhës në mollëz. /Telegrafi/