Në fund të janarit të këtij viti, Sandra Tasi – një shoqe e imja nga Tirana – më thërret dhe më thotë se në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë fotot që kishte me njerëzit për të më të veçantë (në mesin e të cilëve kisha nderin të jem dhe unë). Këtë e kishte bërë në shenjë respekti, por edhe për të mos u harruar nga ata që ajo i vlerësonte. Më tha se shëndeti i saj është përkeqësuar papritmas dhe se vdekjen s’e kishte larg. Përmes asaj telefonate donte të përshëndetej me mua, për herë të fundit, para se tumori në tru ta bënte të paaftë. Në fund të bisedës tha se do të donte që diku të shkruaja ndonjë fjalë për të.
Nuk dija çfarë të thosha. Isha i tronditur. Çfarë ngushëllimi mund të jepja kur ekspertët në Holandë ia kishin bërë me dije se ditët i ka të numëruara. Dhembja ime bëhej edhe më e madhe kur kujtoja kalvarin e familjes së saj, me intelektualë e patriotë të rrallë: gjyshin Koço Tasi (jurist i shkolluar në Romë, ish-ministër i Drejtësisë, administratori i parë i Kosovës ku me Ernest Koliqin më 1941 i hap shkollat shqipe), vëllain e gjyshit, Akil Tasi (ish-ministër i Kulturës, i shkolluar në Bolonjë, udhëheqës i gazetës “Bashkimi i kombit” ku Mitrush Kuteli boton “Poemin kosovar”), babanë poliglot Napoleonin (që ndër të tjera kishte përkthyer sonetet e William Shkespeare-it, sonetet e John Keats-it dhe Lord Byron-in), dy xhaxhallarët – Lekën (çelisti i parë i Orkestrës Simfonike të Shqipërisë, i vetmi nga piktorët e moshuar që nuk u “infektua” nga eksperienca e socrealizmit, një erudit i rrallë) e Yllin (inovator) – si dhe hallën, këngëtaren lirike Tefta. Kjo familje e ngritur dhe e ndershme, kishte vuajtur poshtërimet më të mëdha gjatë komunizmit: vrasje, burg, internime. Por, nuk gjente rehati as nga sistemi që shqiptari po e quan demokraci.
Sandra vdiq dy muaj pas asaj telefonate. Nuk dija çfarë të shkruaja, sepse ndjehesha fajtor që nuk munda ta ngushëlloja. Por, dhembje kisha, sepse vdiq me besimin e thyer. E re, në një shoqëri ku nuk çmohet vlera e ku e pëson i drejti dhe i miri; në një shoqëri ku jeton me frikën se çfarë sjell e nesërmja…
Sot e humba një shoqe tjetër, ndër më të mirat, Violeta Rexhepagiqin – e bija e një babai akademik dhe një nëne matematikane. Vet ishte psikologe. Fati i saj ishte si i anëtarëve të familjes Tasi, veçse mjetet e zbatuara ndaj saj ndryshonin. Sepse, pushteti më nuk e internon me familje, atë të ndershmin, të drejtin e të mençurin, e as nuk ia mbyll gojën me dhunë, por e dënon me shpërfillje institucionale; e dënon duke kërkuar bindje e duke ia zënë vendin e babait në Akademi, me ndonjë dallkauk; e dënon shoqëria përmes mediave që i lanë ata nën hije të mediokritetit dhe të injorantëve; e dënojnë miqtë tanë të cilët sa herë kanë parë një foto a postim me të apo për të, nuk kanë shprehur interes për të ditur diçka më shumë për të…
Violeta Rexhepagiqi ka qenë muzikantja më avangarde në rok-skenën e viteve 1980 në Kosovë. Ishte një Kate Bush shqiptare. Vet e bënte muzikën, vet i shkruante tekstet dhe vet kujdesej për paraqitjen e saj skenike. Ajo paraqitje ishte shumë e veçantë – ekstravagante, jashtë klisheve të kohës: një këpucë e kuqe, një e zezë, në njërën anë flokët kuq, e në tjetrën zi… Përherë unike e me stil… E, fytyra e saj kishte një sharmë të rrallë; ishte njerëzore siç ishte dhe shpirti i saj.
Por, pos muzikës ku shkëlqeu e ku me kreativitetin e saj asnjë grua shqiptare (deri sot) nuk mund të garojë, Violeta ishte edhe gazetarja më e suksesshme shqiptare. Që më 1989 angazhohet nga gjiganti Sky News për të raportuar nga revolucioni që po përmbyste regjimin e Nicolae Ceausescu-t në Rumani; raportoi nga Lufta e Parë e Gjirit Persik; raportoi nga lufta në Kroaci e në fillim edhe nga ajo në Bosnjë e Hercegovina; e intervistoi Saddam Husseinin, Milosheviqin, Arkanin… Tek këta të fundit, identiteti i saj ishte Violet Ray. Sepse, serbi nuk i donte shqiptarët; aq më pak një shqiptare që punonte për Sky News. Ishin pikërisht këta politikanë dhe politika shoviniste që kishte krijuar stereotipat ma të këqij për shqiptarët, kudo ku jetonin ata. Këta stereotipa i njihte Violeta, sepse e kishin frenuar suksesin e saj; sepse me to ishte ballafaquar kur përfaqësonte Kosovën në garën e ish-Jugosllavisë për Eurovision, e ku të tjerët – nga paragjykimet apo nga informimi i keq – nuk “besonin” se në vendin “atje poshtë diku” është një shqiptare, më e talentuar, më me stil e më e bukur se shumica e yjeve të asaj kohe – serbë, kroatë, sllovenë, boshnjakë…
Në një ese të vitit 2016, të titulluar “Mes shqiptarëve vritet Mozarti!”, kam shkruar se mes shqiptarëve vjen në pah shkatërruesi e jo ndërtuesi; ai Salieri i Pushkinit që vret sepse xhelozon; e ai i Formanit që thotë: “Unë flas në emër të mediokërve në botë… unë jam kampioni i tyre… mediokritet kudo”! Dhe, diva jonë, Violeta Rexhepagiqi, kjo grua me këtë karrierë për lakmi, u vra çdo ditë nga harresa dhe nga neglizhenca e shoqërisë, shqiptare. U vra nga triumfi injorancës. Nga nëma e urtakut Tahir Berisha: “U bofsh e mos paç ku”!?
Për fund, më duhet ta citoj gjeniun e filmit, Andrei Tarkovsky, që po ashtu e ka pësuar nga regjimi shtypës. Teksa ai nuk pajtohej me shfaqjet dhe filmat që kishte parë, të versioneve të “Hamletit” të Shakespeare-it, në vitet 1960 ka thënë se ideja e Hamletit është konflikti i një njeriu të së ardhmes me të tashmen. Ai pra, Hamleti, e kapërceu intelektualisht epokën e tij, por ishte i detyruar të jetonte në mesin e bashkëkohësve fizikë. E tillë ishte familja Tasi. E tillë ishte Violeta që para kohe lindi dhe para kohe e larguan edhe nga kjo botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën
Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen i naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët