Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën e super-pasanikëve. Dhe Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë.

Ajo tashmë udhëhiqet nga themeluesi i kompanisë ‘Amazon’, Jeff Bezos. Ai ka një pasuri prej 112 miliardë dollarësh.


Para disa javësh, kompania ‘Amazon’ ka hapur dyert e kampusit të saj, që ka kushtuar plot 4 miliardë dollarë.

Kampusi është i vendosur në Siatëll dhe është një xhungël në mes të qytetit, përcjell mapo.al.

Zyrat e reja janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë.

Bëhet fjalë për tre sfera gjigante, që thuhet se janë ndërtuar me ndihmën e Alexa-s, asistentit inteligjent.

Brenda në sfera ka një bimësi që ka ardhur nga Amerika e Jugut, por edhe ujëvara të vogla.

Duket e pabesueshme, por gjatë vitit të kaluar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.

g1

g2

g3

g4

g5

g6

g7

g8

g9

g10

g11

g12

g13

g14

g15

g16

g17

g18