Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me një vit burgim të pandehurit G.B.W për grabitje, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I njëjti ishte lokalizuar dhe është ekstraduar në Kosovë.
Në njoftimin për media thuhet se më 02.12.2008, rreth orës 24:00, në fshatin P, komuna K, me qëllim që vetit t’i sjellin pasuri të kundërligjshme, kanë kryer vepër penale të grabitjes, në atë mënyrë që të pandehurit E dhe J, paraprakisht janë marr vesh dhe kanë hartuar planin për kryerjen e grabitjes në shtëpinë e të dëmtuarave F dhe L.N, me që e pandehura E ka qenë e martuar për djalin e të dëmtuarës F e cila ka jetuar në një bashkësi familjare me të dëmtuarat deri në kryerjen e veprës penale.
I pandehuri J. i ka njoftuar të pandehurit A, P dhe G për planin për grabitje që kishte përgatitur me të pandehurën E dhe kanë shkuar në fshatin P, ku i pandehuri J iu ka treguar se e pandehura E ju pret në shtëpi, ju duhet të hyni në shtëpi përmes një dritare në katin përdhes e cila është e hapur dhe të njëjtit i ka lënë afër shtëpisë së të dëmtuarave dhe vet ka shkuar dhe i ka pritur në një restorant, po në të njëjtin fshat.
“Të pandehurit A, P dhe G janë futur brenda në shtëpi, e kanë takuar të pandehurën E në katin e dytë të shtëpisë e cila ju ka treguar se në cilat dhoma dhe çka mund të marrin , të pandehurit A dhe G, janë futur në dhomën e të dëmtuarës L, të cilën e kanë kërcënuar që të mos lëvizë se do t’i mbysin dhe në dhomën e saj kanë marr një çantë në të cilën kanë qenë tri pasaporta, 25 euro dhe një rreth të arrit të dorës, ndërsa i pandehuri P ka qëndruar së bashku me të pandehurën E, pasi kanë dal nga ajo dhomë, e pandehura E ju ka thënë që të hyjnë në dhomën e vjehrrës në katin përdhese ku i pandehuri P e ka hapur derën me forcë e cila ishte e mbyllur, ka hapur gjithashtu edhe një arkë të drurit dhe nga arka ka marr një kuti të vogël me ca unaza dhe vathe si dhe disa gjësende të bizhuterisë dhe dy orë dore.
Të pandehurit i kanë hudhë çantën së bashku me pasaporta në lum, ndërsa arin e grabitur e kanë shitur në një argjendari në çmimin prej 400 euro, të cilën shumë të hollave e kanë ndarë në mënyrë proporcionale nga 100 € për çdo njërin. – me çka ka kryer vepër penale grabitje nga neni 255 par. 3 lidhur me par.1. të KPK- së.
Të bashkëpandehurit E.M, P.I, J.D dhe A.A, janë gjykuar dhe janë shpall fajtor më parë ndërsa, i pandehuri G.B.W, deri tani, ka qenë i pakapshëm për organet e ndjekjes.
Me qëllim të sigurimit të prezencës së tij në procedurë, i pandehuri G.B.W është shpall në kërkim ndërkombëtar me ç’rast i njëjti është lokalizuar dhe është ekstraduar në Kosovë”.
Të pandehurit G.B.W gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti në të cilin dënim i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim si dhe koha e kaluar në paraburgim në pritje të ekstradimit.
I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguaj shumë prej 50 euro dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.
Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i vazhdohet paraburgimi gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime