LAJMI I FUNDIT:

Një vit burg për vëllain që detyroi motrën të pinte ilaçet për depresion! (Video)

Një vit burg për vëllain që detyroi motrën të pinte ilaçet për depresion! (Video)

Tentativa për të bindur të motrën që të pinte ilaçet e depresionit, i ka kushtuar një vit burgim të vëllait.

Në kushtet kur e motra nuk pranonte të pinte ilaçet. Leon Hasrama, ka vendosur të përdorë dhunën psikologjike dhe atë fizike për ta bindur.

Por, ka mjaftuar një denoncim në polici dhe çështja familjare do të kthehej në penale. E motra e denoncoi në polici për dhunën e ushtruar dhe pas një hetimi dhe gjykimi të shkurtër, Leon Hasrama u gjend përballë vendimit penal të Gjykate së Tiranës që dënon me një vit burgim për akuzën e dhunës në familje.


I pyetur si person nën hetim, i pandehuri ka sqaruar se kallëzuesen e ka motër dhe ajo vuan nga probleme depresive dhe kurohet.

“Ditën e ngjarjes unë i kam qëlluar me shpullë në fytyrë pasi nuk pranonte të pinte ilaçet dhe më qëllonte duke bërtitur”, ka thënë ai.

Por, as ky sqarim dhe as aktet noteriale të familjes se marrëdhënia mes tyre është normalizuar dhe se bëhej fjalë për një konflikt familjar, ku secili nga palët ka përgjegjësitë e veta, nuk e shpëtuan dot Hasramën nga dënimi penal, pasi ligji aktual për dhunën në familje nuk merr parasysh normalizmin e marrëdhënieve apo edhe tërheqjen e padisë nga kallëzuesi.

E vetmja mase lehtësuese, nëse mund të quhet e tillë, është fakti që vendimi specifikon që vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori