Gazeta Il Tempo shkruan se Roma ka arritur të forcojë ndjeshëm skuadrën e saj këtë verë, ndërsa në anën tjetër ka arritur gjithashtu të ulë faturën e pagave, duke u vlerësuar lartë për punën e bërë në këtë afat kalimtar.
Giallorossët kanë sjellë pesë lojtarë këtë verë për të përmirësuar skuadrën e Jose Mourinhos dhe vetëm njëri prej tyre ishte një transferim me para, ku Zeki Celik i kushtoi klubit rreth 7 milionë euro.
Emra si Paulo Dybala dhe Nemanja Matic ishin transferime të lira dhe Georginio Wijnaldum po bashkohet si huazim nga Paris Saint-Germain.
Këta këta lojtar, plus portieri Mile Svilar, ia kanë shtuar klubit rreth 29.5 milionë euro në listën e pagave të Romës.
Mirëpo klubi ka larguar emra si: Henrikh Mkhitaryan, Sergio Oliveira, Davide Santon, Ainsley Maitland-Niles, Alessandro Florenzi, Robin Olsen, Jordan Veretout, Daniel Fuzato dhe Bryan Reynolds.
Këto largime ulën listën e pagave të Romës me rreth 32 milionë euro, duke i bërë gjërat më komode për Friedkins.
Gjërat nuk do të ndalen as këtu, me Giallorossët që kërkojnë të largojnë edhe Justin Kluivert, Gonzalo Villar, Amadou Diaëara, Carles Perez dhe Eldor Shomurodov.
Shkurtimi i këtyre lojtarëve do të ulte faturën e pagave edhe për 16.5 milionë euro të tjera, duke krijuar më shumë se hapësirë të mjaftueshme për të afruar sulmuesin Andrea Belottin dhe një mbrojtës të ri, ku në listë janë Eric Bailly, Dan-Axel Zagadou ose Marcos Senesi. /Telegrafi/