LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur e katër të plagosur nga rrëzimi i aeroplanit në Kroaci

Një i vdekur e katër të plagosur nga rrëzimi i aeroplanit në Kroaci

Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një aeroplani sportiv në jug të Kerestinac, ka njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Në fluturim janë regjistruar pesë pasagjerë dhe aktualisht po punohet për organizimin e transportit të personave të lënduar, njofton drejtoria.

Anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes për Mbrojtjen Civile Shtetërore të Zagrebit, policia, ndihma mjekësore emergjente, HGSS Samobor dhe Zagreb, si dhe zjarrfikësit, janë dërguar në terren.

Bëhet e ditur se në mesin e të plagosurve është edhe Veselka Klobuçariq-Pirc, presidente e Klubit të Parashutistëve të Kroacisë dhe nënkampione e Evropës në hedhje, transmeton Telegrafi.

“Ata u ngritën dhe duhej të hidheshin nga 1.500 metra, sepse po stërviteshin për kampionatin e ardhshëm kombëtar”, tha bashkëshorti i saj.

Gjithçka ka ndodhur në zonën e aeroportit në Jezhdovac, i njohur si aeroporti Luçko.

“Personat e lënduar janë trajtuar dhe nuk janë në rrezik për jetën”, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

“Të gjithë personat janë shtetas kroatë,” tha Plenkoviq. Ai hodhi poshtë informacionet e mëparshme se ata ishin hungarezë.

Në lidhje me rastin kanë folur edhe dëshmitarët që u kanë ndihmuar të aksidentuarve.

“Në aeroplan ishin pesë, katër mbijetuan. Është pyll, vështirë se mund të shihet nga ajri, vetëm një pemë është thyer”, tha dëshmitari Alen Cepiq.

“Ishte një goditje e fortë, të gjithë vrapuam në pyll për kërkim. Dukej e tmerrshme, gjak dhe njerëz të shëmtuar për t’u parë. Më vjen mirë që munda të ndihmoja. Departamenti i Emergjencave ndihmoi njerëzit që mundën, hetimi është në pritje”, tha dëshmitari tjetër Nikola Horvatinçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë më e keqe se lufta, Dodik përgjegjës

Botë
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Amerika
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Dronët e vegjël së shpejti do të humbasin avantazhin luftarak, thotë shefi i ushtrisë franceze

Evropa
Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Anija amerikane mbërrin në Korenë e Jugut për stërvitje të përbashkëta ushtarake

Botë
Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Familja amerikane kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA pasi mbeturinat hapësinore goditën shtëpinë e saj

Botë
Kalo në kategori