Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në komunën e Drenasit, për një periudhë kohore që përfshin muajt shkurt deri qershor të këtij viti.

Sipas Policisë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është viktimë e dhunimit, dyshohet nga një person mashkull, po ashtu kosovar.


Rasti është paraqitur në polici, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Hetimet janë në zhvillim e sipër nga njësitë përkatëse hetimore.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit janë bërë të ditura më shumë detaje. /Telegrafi/