Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

Sulmet e panikut prekin miliona njerëz, madje edhe njerëzit që nuk luftojnë me një gjendje të shëndetit mendor mund t’i përjetojnë ato.
Simptomat mund të përfshijnë djersitje, ndjesi shpimi gjilpërash, rrahje të shpejta të zemrës, dridhje, një ndjenjë dënimi të afërt dhe frikë nga vdekja.
Sigurisht, askush nuk dëshiron ta vuajë këtë. Kjo është arsyeja pse Jennifer Anders, një psikologe nga Kolorado, publikoi një rubrikë që u tregon ndjekësve të saj një metodë për të ndaluar sulmet e panikut – transmeton Huff Post.
Ajo iu referohet këshillave të saj si një hile me lëmon ndaj sulmit të panikut dhe është pikërisht ashtu siç tingëllon. Anders këshillon që të presin një limon në feta dhe ta fusin në gojë herën tjetër kur të ndiejnë një atak paniku.
“Mënyra se si funksionon truku i sulmit të panikut me limon është se ai sjell ndërgjegjësim në trup dhe në momentin aktual, kështu që është një mjet tokëzues. Limoni largon vetëdijen tuaj nga mendimet negative, në momentin aktual dhe ju ndihmon të lidheni me mjedisin tuaj”, shpjegon psikologia.
Madje mund ta gjeni veten duke marrë frymë thellë, pasi ta keni shijuar shijen e thartë.
“Dhe në të vërtetë ajo që bën është se ndihmon ta ndani mendjen nga mendimet tuaja dhe ta futni vetëdijen në trupin fizik. Dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të bëjmë… sa herë që kemi një sulm paniku”, ka thënë ajo.
Nëse nuk keni limon afër, metoda funksionon edhe me karamele të tharta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania