Truku me tenxheren dhe kapakun do ta ndryshojë tërësisht mënyrën në të cilën keni gatuar deri tani

Çdo amvisë kur përgatit diçka në tenxhere përdor kapakun, sepse një mënyrë e tillë është më e shpejtë për gatim, kursehet energjia dhe avulli nuk i shkatërron elementet, por gjithashtu edhe shporeti më pak ndotet.


Rëndom kur dëshironi të siguroheni a është e gatuar gjella, e hiqni kapakun dhe e lini anash në element, por atëherë uji apo salca rrjedh nga ai dhe ju ndot sipërfaqen e punës. Ose e mbani në njërën dorë, derisa me tjetrën përzieni gjellën dhe, do ta pranoni, nuk është aspak e këndshme por as praktike, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ne kemi lajme të mira. Është një truk me kapakun për të cilin rrallëkush e di, por do t’ju ndihmojë mjaft dhe asgjë nuk do të ndotni.

Domethënë, kur dëshironi të hiqni kapakun për të përzier apo për të provuar gjellën, nuk e lini në sipërfaqen e punës, por kapakun e vendosni në dorëzën e tenxheres.

Pothuajse çdo tenxhere e ka këtë mundësi, kjo video virale në TikTok tregon pikërisht këtë.

@elnazhamai

Pot/Saucepan Lid Hack! #kitchenhack #homehack #lifehackstiktok #potlid #lidhack #hacksoflife #kitchentip #chefhacks #hack #fypage #lifetips #elnazhamaitip #viralhack #lifehack

Nuk duhet të shqetësoheni më për të ndotur diçka, thjesht provoni këtë teknikë.

/Telegrafi/