LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër këngë verore me mbi një milion klikime, Bruno Revolt shijon një verë plot suksese me bashkëpunimet e fundit

Një tjetër këngë verore me mbi një milion klikime, Bruno Revolt shijon një verë plot suksese me bashkëpunimet e fundit

Dy këngëtarët e njohur nga Shqipëria, Bruno Revolt dhe Poni, janë duke shënuar një sukses të madh me këngën e tyre më të fundit, “Një herë po, një herë jo”.

Ky bashkëpunim veror me ritme labe ka bërë bujë në skenën muzikore dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe është bërë viral në TikTok.

Në vetëm pak ditë pas publikimit, kënga ka tejkaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube, duke u bërë një hit i padiskutueshëm i kësaj vere. Melodia energjike dhe tekstet tërheqëse kanë bërë që “Një herë po, një herë jo” të dëgjohet dhe të kërcehet në çdo cep të Shqipërisë dhe më gjerë.


Bruno Revolt, një nga artistët më të suksesshëm të momentit, ka qenë jashtëzakonisht aktiv këtë verë.

Përveç bashkëpunimit me Ponin, ai ka lansuar edhe dy këngë të tjera që kanë shënuar sukses të madh. Njëra prej tyre është bashkëpunimi me këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj, i cili është pritur shumë mirë nga fansat. Ndërkohë, bashkëpunimi tjetër me Luiz Ejllin, Lumi B dhe Naltin ka bërë që Bruno të jetë ndër emrat më të kërkuar të kësaj vere.

Suksesi i vazhdueshëm i Bruno Revolt dhe bashkëpunimi i tij me Ponin dëshmon se ata kanë arritur të kapin zemrat e publikut me kreativitetin dhe talentin e tyre.

Me “Një herë po, një herë jo”, ata kanë treguar edhe një herë se janë dy prej artistëve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, duke sjellë këngë që do të mbeten gjatë në memorien e dëgjuesve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina

"Thirre o Xhenki", Jozi i bëri thirrje Gertës që të provokojë Gjestin pas kurthit që u bëri ky i fundit mbrëmë

Magazina
“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina

"'Nji veturë modeste", Rina Balaj blen makinë të brendit luksoz "Porsche"

Magazina
Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt - vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Sot i jepet lamtumira e fundit Mentor Palokajt - vëllait të Unikkatilit, vdekja e të cilit tronditi opinionin publik

Magazina
Kalo në kategori