LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër gjigant italian futet në garë për transferimin e Chiesas

Një tjetër gjigant italian futet në garë për transferimin e Chiesas

Federico Chiesa është rikthyer te Juventusi pas pushimeve, por kësaj radhe me të ardhmen e tij shumë të pasigurt dhe që duket se është larg Torinos.

Sulmuesi italian ka kontratë deri në verën e ardhshme me bardhezinjtë dhe nuk ka pranuar të rinovojë, ndaj gjasat janë që të largohet këtë verë, pasi te Juventusi nuk duan ta humbin me parametra zero në vitin 2025.

Në këto kushte, Chiesa ka kryer testet mjekësore rutinë dhe do të stërvitet në Torino bashkë me futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri, teksa trajneri Motta dhe pjesa tjetër e ekipit kanë fluturuar drejt Gjermanisë.


Vetëm pas kthimit të skuadrës nga Gjermania, pritet që Motta dhe Chiesa të kenë një takim kokë më kokë, ku do të shkëmbejnë pikëpamjet dhe të diskutojnë mbi mundësinë e angazhimit të sulmuesit në një rol të rëndësishëm në ekip.

Interi është skuadra e fundit italiane që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit italian.

Megjithatë drejtori Giuseppe Marota i ka thënë sulmuesit që duhet qëndroj në Torino deri në vitin 2025 dhe pastaj me parametra zero t’i bashkohet Interit.

Juventusi pranon ofertën e gjigantit italian për Chiesan, tani i mbetet sulmuesit të vendos për të ardhmen e tij
Lexo po ashtu Juventusi pranon ofertën e gjigantit italian për Chiesan, tani i mbetet sulmuesit të vendos për të ardhmen e tij

Mbetet të shihet nëse kampioni në fuqi i Italisë do të bindin Chiesan që të pres deri në vitin tjetër.

Në garë për sulmuesin italian janë edhe dy skuadrat tjera të Serie A si Roma dhe Napoli, derisa Juventusi kërkon 25 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori