Site icon Telegrafi

“Një takim i zjarrtë!”: Këshilltari i Londrës i vë aksidentalisht zjarrin fletores së tij, gjatë një konference përmes Zoom

Një këshilltar ndezi aksidentalisht një zjarr ndërsa po ndizte një qiri gjatë një mbledhjeje të komitetit në internet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, këshilltari i qytetit të Londrës, Tom Sleigh, po përdorte një çakmak për të ndezur një qiri kur blloku i shënimeve të tij filloi të digjej – para 30 kolegëve gjatë takimit me transmetim të drejtpërdrejtë.

Pamjet që z. Sleigh postoi në llogarinë e tij në Twitter treguan se blloku i shënimeve po përfshihej nga flakët ndërsa ai dëshpërimisht u përpoq të merrte kontrollin e situatës.

Z. Sleigh duket i tronditur dhe i kapur nga paniku dhe duket se bërtet, ndërsa rrëmben bllokun e shënimeve.

Ai më pas arrin të përdorë duart e tij për të shuar zjarrin dhe e hedh fletoren anash.

Anëtari i Partisë së Punës tha se ai ishte djegur keq pas incidentit.

Z. Sleigh tha se ai arriti ta shuante zjarrin shpejt por i dogji gishtat dhe ‘i zhyti në një lavaman të ftohtë’.

Çfarë ra në sy është fakti se kryetari i takimit vazhdon të flasë dhe duket plotësisht i pavëmendshëm për flakët që shiheshin në ekranin para tij. /Telegrafi/

Exit mobile version