Një sukses i pritur prej 88 vitesh: Alcaraz u bë tenisti më i ri që fiton të katër Grand Slam-et

Carlos Alcaraz mposhti Novak Djokovicin në finalen e Australian Open me rezultat 3:1 në sete, duke arritur një sukses historik që ishte pritur për plot 88 vjet.
Me këtë fitore, Alcaraz hyri në histori duke u bërë lojtari më i ri që kompleton Grand Slam-in në karrierë, pra që fiton të katër turnetë madhorë të tenisit.
Spanjolli, i cili më herët kishte në vitrinën e tij trofetë e Wimbledon, Roland Garros dhe US Open, me triumfin në Australian Open u bë vetëm lojtari i nëntë në histori që fiton të katër turnetë Grand Slam.
The youngest man to capture all four major titles 🏆@carlosalcaraz • #AO26https://t.co/aSiSsguq3C
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 1, 2026
Në moshën 22 vjeç e 272 ditë, ai vendosi një rekord të ri historik.
Rekordi i mëparshëm kishte qëndruar i pathyer për 88 vjet dhe mbahej nga legjenda Don Budge, i cili e kompletoi Grand Slam-in në Roland Garros në vitin 1938, vetëm dy ditë para ditëlindjes së tij të 23-të. /Telegrafi/












































