Një shofer voziste me 178 km/h në rrugën Shtip–Radovish, ndalohet nga policia

policia mk radar policia mk radar
Nga MPB njoftojnë se dje në orën 18:55, në rrugën Shtip–Radovish, është matur shpejtësia e një veture “Mercedes” me targa të Shkupit prej 178 km/h jashtë vendbanimit, ku shpejtësia e lejua është 110 km/h.
“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor”, thonë nga MPB.
Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.
Nga
Telegrafi
3 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































