LAJMI I FUNDIT:

Një i ri humb jetën, në një përleshje me thika në Ferizaj

Një i ri humb jetën, në një përleshje me thika në Ferizaj

Një 26-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra nga therja me thikë, në një përleshje që ka ndodhur mbrëmë mes disa personave në një lokal në Ferizaj. Policia ka arrestuar të dyshuarin për kryerjen e veprës.

Vdekjen e të riut, me inicialet I.K. e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:30, policia ka marrë informatën se në një kafiteri në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është një rrahje në mes të disa personave ku janë përdorur edhe mjete të ftohta-thika”, thuhet në njoftimin e Policisë.


“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ,prokurori i shtetit si dhe ekipi mjekësor, të lënduarit janë dërguar në QKUK Prishtinë, ku nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit(E.I. m/sh/k 26 vjeç) kishte ndërruar jetë ,ndërsa dy të dyshuarit janë pranuar për trajtim mjekësor”, shkruan Telegrafi.

Polica thotë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar mjeti i mprehtë-thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit (D.SH. m/sh/k 29 vjeç) për veprën penale ,,vrasje e rëndë’ është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër( M.M. m/sh/k 22vjeç) i dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në rrahje’, gjithashtu është marrë masa e ndalimit policor për 48 orë”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori