Një qytet në Teksas i quajtur Bug Tussle humb mbi 70 tabela rrugore për shkak të vjedhjes

Një qytet i vogël në Teksas i quajtur Bug Tussle nuk po merr më tabela të reja rrugore nga Departamenti i Transportit, për shkak të vjedhjeve të përhapura.
Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 70 tabela rrugore të Bug Tussle janë vjedhur gjatë viteve nga hajdutë që me sa duket e vlerësuan emrin e pazakontë të qytetit.
Qyteti, me një popullsi prej 15 banorësh, nuk po merr më tabela të reja si rezultat i krimeve, transmeton Telegrafi.
Vendasit thanë se janë krenarë për emrin e pazakontë të qytetit, i cili erdhi në një moment pas themelimit të tij si Truss në vitet 1890.
"Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës kur jam në aeroplan: 'Je nga Dallasi? Jo, unë jam nga Bug Tussle.' Ata thonë, 'Çfarë'", tha banorja Deborah Stout për KLTV.
Shoqata Historike e Shtetit të Teksasit rendit origjina të shumta të mundshme për emrin Bug Tussle. Legjenda më e popullarizuar lokale është se një festë akulloresh në kishë u shkatërrua nga një pushtim insektesh.
Një tjetër pohon se dy burra që po debatonin për emrin e ri të qytetit u shpërqendruan nga pamja e dy insekteve që ziheshin.
Don Stout, burri i Deborah, ofroi një shpjegim të tretë.
"Një zotëri po kalonte andej-këndej, një shitës. Ai tha: 'Epo, çfarë bëni ju kur nuk po ndodh asgjë?' Një burrë tha: 'Kur nuk po bëjmë asgjë tjetër, i shohim insektet duke u grindur'", tha ai. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




















































