Melinda Ademi ka zgjedhur një veshje mjaft interesante për atë që njihet si 'Nata e shtrigave' dhe madje me këtë veshje ishte shfaqur para fansave të saj në koncert.

Reperja e njohur ka performuar në Tiranë, ku pos interpretimit ka marrë vëmendjen e publikut edhe me dukjen e saj.


E veshur me të brendshme të bardha dhe me vello, bukuroshja ka ngacmuar fantazinë e gjinisë së fortë.

Ndërkaq, gjatë të premtes, ajo e ka sjellë një fotografi edhe për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke pozuar përmbi shtrat.

Me të pasmet në plan të parë, Melinda i ka pyetur fansat: "Si ishte Halloweeni juaj?", ndërsa vetëm për disa minuta, fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime. /Telegrafi/