LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e Komunës Qendër nesër pa ujë

Një pjesë e Komunës Qendër nesër pa ujë

Për shkak të heqjes së defektit të një mbyllësi nga rrjeti i furnizimit me ujë me diametër F-125mm në rrugën “Orce Nikollov” bb, pranë burimit në sheshin “Maqedonia”, nesër do të ketë ndërprerje në furnizim me ujë.

Shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Orce Nikollov”, “Skopska”, “Nikolla Kljuev” dhe Kej “12 nëntori”, nesër do të jenë pa ujë nga ora 9, deri në fund të intervenimit./Telegrafi/