LAJMI I FUNDIT:

Një person që punonte si roje sigurie në shtëpinë e Schumacher, shantazhoi familjen dhe donte t’i zhvaste 15 milionë euro

Një person që punonte si roje sigurie në shtëpinë e Schumacher, shantazhoi familjen dhe donte t’i zhvaste 15 milionë euro

Piloti i famshëm i Formula 1, Michael Schumacher nuk është parë në publik për më shumë se dhjetë vjet, më saktë që nga aksidenti i tmerrshëm i skijimit.

Dihet pak për gjendjen e tij shëndetësore, sepse familja e tij mbron rreptësisht privatësinë e tij, kështu që vetëm disa miq e kanë parë atë që nga aksidenti.

Policia ndaloi dy persona që donin t’i zhvatnin 15 milionë euro familjes së legjendarit Michael Schumacher.


Piloti i madh shoqërohet çdo ditë nga staf privat, të cilët firmosnin dokumente të posaçme për të mbrojtur familjen, por disa prej tyre u lindi ideja se mund të fitonin para nga fotot e ish-kampionit të botës.

Kështu, policia gjermane arrestoi një person të tretë i cili akuzohej se shantazhonte familjen Schumacher me foto dhe video të Michael. Tani është arrestuar edhe një gjerman 52-vjeçar, i cili dikur punonte si roje sigurie në shtëpinë e familjes Schumacher.

“Hetuesit e kontrolluan shtëpinë e këtij njeriu dhe i konfiskuan të gjithë celularët, hard disqet dhe gjëra të tjera”, tha policia gjermane, por emri i të arrestuarit nuk u përmend.

Të pandehurit kërkuan disa milionë euro nga familja ose do të publikonin fotot dhe regjistrimet e Schumacher në internet. Ata fillimisht i dërgonin prova bashkëshortes së pilotit, Corinës. I arrestuari i tretë dhe i fundit dyshohet se qëndron pas gjithë operacionit dhe ka abuzuar me besimin e familjes Schumacher, ndaj përballet me pesë vite burg.

Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI
Lexo po ashtu Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI

Kujtojmë se Michael goditi kokën në një gur teksa bënte ski në fund të vitit 2013, pas së cilës u vu në koma për më shumë se tetë muaj.

Ai u transferua në një shtëpi të familjes në Zvicër, ku nuk lejohet të hyjë askush përveç të afërmve dhe familjes së tij më të afërt, si dhe ekipit special të mjekëve. Madje ka pasur tentativë për ta fotografuar fshehurazi dhe për ta shitur në media, gjë që ka hasur në reagime të ashpra nga familja. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori