LAJMI I FUNDIT:

Një person gjendet i vdekur në Bjeshkët e Irzniqit, një tjetër në Istog – policia jep detaje

Një person gjendet i vdekur në Bjeshkët e Irzniqit, një tjetër në Istog – policia jep detaje

Dy raste të ndryshme të vdekjeve janë regjistruar në Rajonin e Pejës. Policia i konsideron vdekje për shkaqe natyrale.

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë (rreth orës 6:00), Policia e Kosovës është njoftuar për një rast vdekje në Bjeshkët e Irzniqit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se nuk ka dyshime për ndonjë rast kriminal dhe se vdekja konsiderohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.


“Sot (e hënë) rreth orës 6:55 policia është njoftuar se në Bjeshkët e Irzniqit se një person i moshes 62-vjeçare ka humbur jetën. Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësite tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës”, ka deklaruar Gashi.

Ai thotë se vdekja është konstatuar nja ekipi mjekësor derisa dyshohet se arsyeja ka qenë infarkti kardiak.

“Pas procedurave ligjore trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim”, ka deklaruar Gashi.

Derisa Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar  se shpëtuesit bënë bartjen e viktimës në një teren të vështirë për bartje dhe më pas të ndjerin e dorëzojnë në spitalin e qytetit të Pejës.

“Sot me datë 24 korrik 2023, ShkKshMK rreth orës 06:00 të mëngjesit pranoi një thirrje nga një i afërm i një personi i cili kishte dalur për ecje rekreative bashkë me një familjar tjetër të tij drejtë Majës së Kopranikut – bjeshkët e Nemuna regjioni Pejë”.

Shumë shpejt anëtarët e stacionit të ShKShMK në Pejë koordinohen me emergjencat dhe Policinë e Kosovës stacioni rajonal i Pejës dhe nisen drejt vendit të ngjarjes.

“Viktimën mashkull me inicialet D.B. sipas edhe informatave të mëparshme shpëtuesit tanë e gjejnë afër burimit të ujit që gjendet afë majes në 2000m/Lmd pa shenja jete. Pas ekzaminimeve të vendit të ngjarjes nga ana e Policisë dhe me konsultim edhe te prokurorit të shtetit, shpëtuesit tanë filluan bartjen e viktimës deri ne vendin ku edhe ka mundur te arrij ekipi mjekësor të cilët pas ekzaminimit të viktimës konstatojnë vdekjen si pasoje e arrestit Kardiak”, njofton Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Derisa gjatë ditës Gashi ka njoftuar për një rast tjetër të vdekjes në rajonin e Pejës.

Ai thotë se në hyrje të Istogut është raportuar për një vdekje që në fillim është cilësuar si e dyshimtë.

Mirëpo pas ekzaminimeve të ekipeve mjekësore është konstatuar se vdekja e  personit në fjalë ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Trupi u është dorëzuar familjarëve për varrim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori