Një person është gjetur pa shenja jete këtë të martë në një restorant në qytetin e Malishevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar rastin.


“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën Avdyl Krasniqi në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ajo.

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.