LAJMI I FUNDIT:

Një nxënës në Prishtinë ka shpuar shokun e tij të klasës me stilolaps në kokë

Një nxënës në Prishtinë ka shpuar shokun e tij të klasës me stilolaps në kokë

​Një nxënës i klasës së dhjetë ka shpuar në kokë shokun e tij të klasës pas një goditje me stilolaps. Nxënësi është dërguar në emergjencë dhe gjendja e tij tashmë është stabile. Ndërsa, nxënësi i cili ka sulmuar me stilolaps është përjashtuar nga shkolla. Ngjarja ka ndodhur në një gjimnaz në Prishtinë.

Në një klasë të Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë  ka ndodhur një rast mjaftë i rëndë por edhe i padëgjuar më parë.

Pas një përleshje mes dy nxënësish njëri ka shpuar tjetrin me stilolaps në kokë, duke e goditur atë.


Të dy nxënësit janë të klasës së dhjetë dhe ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.

“Diku rreth orës 15:00, brenda në klasë ka ndodhur në momentin kur nxënësit kanë qenë në pauzë pesë minutshe. Sipas nxënësve që kam biseduar me ta, ka qenë një përleshje, e goditja sipas nxënësve gjithmonë ka qenë me një laps kimik”, ka bërë të ditur drejtori i Gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

E për nxënësin, i cili ka ushtruar dhunë është marr një vendim nga shkolla.

“Masat menjëherë i kemi marr ndaj nxënësit që e ka goditë, menjëherë është larguar nga shkolla”, ka thënë Metaj.

E pas lëndimit që ka pësuar, nxënësi është dërguar menjëherë në emergjencë.

“Shumë mirë është tashmë, e kemi pranuar dhe pastaj e kemi liruar pas trajtimin, ka qenë nxënës me uniformë shkolle, nxënësi ka qenë i lënduar në kokë”, ka deklaruar Avdush Bajgora nga Emergjenca.

Vlen të theksohet se për rastin kanë qenë të njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë vijojnë mësimin mbi 1 mijë nxënës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori