Një nga pijetoret më të vjetra të Britanisë mbyll dyert pas gati 500 vjetësh

Një nga pubet më të vjetra të Britanisë ka pranuar porositë e fundit pas gati 500 vjetësh.
Bëhet fjalë për një pub që është hapur për herë të parë në vitin 1540, në Torquay, Devon – dhe që është më e vjetër se Shekspiri dhe Mbretëria e Bashkuar, përcjell Telegrafi.
Ai u ka mbijetuar shumë sfidave, përfshirë dy luftërave botërore - deri te shpikja e Bitcoin dhe iPhone.
Por pub-i 485-vjeçar nuk i ka mbijetuar kostove në rritje që kanë goditur Britaninë.
“Jam shumë, shumë i trishtuar, sigurisht që do të doja të vazhdoja”, ka thënë pronari Richard Rossendale-Cook, 81 vjeç, për ITV News muajin e kaluar.
Sipas mediave britanike, më shumë se 400 bare u mbyllën në të gjithë Anglinë dhe Uellsin vitin e kaluar, pavarësisht se shpenzimet e konsumatorëve në bare dhe klube u rritën me 3.6% nga viti 2023.
Rossendale-Cook fajëson ndryshimin e zakoneve dhe konkurrencën nga zinxhirët me çmime të ulëta për rënien e suksesit. /Telegrafi/



















































