Një nga arkitektët më të njohur evropian ka projektuar dhe po mbikqyrë "Dukagjini Resort", ku po planifikohet hoteli i parë me pesë yje në veri të Shqipërisë

Në një fshat të vogël në Alpet austriake jeton dhe punon Chris Precht, një nga emrat më premtues të arkitekturës evropiane, i cili ka projektuar dhe po mbiqkyre procesin e ndertimit te Dukagjini Resort.
Në një intervistë për Blendi Fevziun në Opinion, Precht tregoi se nga zyra e tij ka projektuar disa prej veprave më mbresëlënëse të arkitekturës bashkëkohore, përfshirë edhe disa që po realizohen aktualisht në Shqipëri.

Kontaktin e parë me Shqipërinë arkitekti e pati gjatë pandemisë, kur mori një ftesë nga zyra e kryeministrit për të vizituar vendin. Rashë në dashuri me diversitetin e Shqipërisë, me male të ngjashme me ato të Austrisë, me një bregdet të jashtëzakonshëm që shtrihet në dy dete, dhe me gjallërinë e Tiranës që të mbush me energji", rrëfeu Precht, i cili e quan veten “djalë mali”.
Një nga pasionet e tij është përdorimi i drurit si material i preferuar, jo vetëm për estetikën, por edhe për qëndrueshmërinë dhe aspektin ekologjik.

Një nga projektet më të rëndësishme për të është "Dukagjini Resort", në Shëngjin.
Ai kujton momentin kur pa terrenin: “Pamja aty është shumë e hapur, ndryshe nga Austria ku malet shpesh bllokojnë horizontin. Këtu mund të shikosh diellin teksa perëndon. Kur e projektuam projektin e Shëngjinit menduam që shikimi kah perëndimi ka nevojë për një hark në formë ylberi që ta shijosh atë si duhet. Harqet e kapin më së miri atë. Ndërtesat të japin përshtypjen se janë pjesë e peizazhit. Është një tranzicion midis arkitekturës dhe peizazhit.
Për arkitektin, sfida kryesore e projektimit në Shqipëri është relievi i thepisur, i cili kërkon kreativitet për të harmonizuar objektet me peizazhin natyror.

Precht flet me pasion edhe për një tjetër projekt të tij, “Northern Apartments”, që u bë viral për formën e tij që ndjek vijat e peizazhit: “Është pak a shumë i ngjashëm si i Shëngjinit. Peizazhi kalon në arkitekturë. Vargmali ka një kthesë dhe ndërtesa jonë do të jetë te ajo kthesa. Gjatë procesit arkitekturorë dhe atij krijues duhet të ketë njëfarë vuajtje që të përfundoj me ndjesinë e duhur. Mendoj se e projektuam tre herë. Në fund thamë, në rregull, kjo është”.
Arkitekti foli edhe për hotelin, për të cilin tha “Duket si anije që po pret të shkojë në det”.
“Do të përdorim dru, jo si material ndërtimi, por si material dekorativ që do të duket shumë bukur. Besoj që do të fillojmë për një muaj. Ky projekt mendoj që qëndron mirë me vendndodhjen e saj, por po ashtu edhe tematika e saj shkon për shtati”, tregoi ai.

Por pse arkitekti e përdor shumë drurin në projektet e tij?
“Mendoj që druri ka shumë personalitet, ka një histori. Kënaqesh duke i marr erë".
Ai e përshkruan Shqipërinë si një vend me potencial unik dhe në fazë transformimi të shpejtë: “Energjia dhe gjallëria në Tiranë janë të veçanta. Shqipëria është një tërheqje e madhe, sidomos për ata që kërkojnë një shtëpi të dytë apo dëshirojnë të pensionohen në një vend me natyrë dhe kulturë të pasur”.
Nga ana tjetër, CEO i Dukagjini Group, Korab Lluka, tha se projekti për hotelin me pesë yje në veri pritet të përfundojë në vitet 2028-2029 dhe do të plotësojë standardet më të larta ndërkombëtare, duke përdorur vetëm materiale cilësore dhe duke respektuar vendimet e arkitektit.
“Kemi punuar shumë gjatë verës dhe planifikojmë që në vitet 2028-2029 i gjithë projekti të jetë i përfunduar, bashkë më hotelin dhe me vilat. Nuk përdorim asnjë material pa vendimin e arkitektit, pasi kemi kontratë të noterizuar. Jemi të detyruar të punojmë me materiale shumë të mira, pasi tek pjesa e hotelit duhet ta bëjmë hotelin me brand standard të Swiss Hotel e cila është pjesë e Accor Group”, tha ai.
Lluka shtoi se 90% e blerësve janë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, dhe për të huajt është planifikuar zhvillimi i një miniqyteti ekologjik në zonën e Talës, që do të jetë projekti i parë ekologjik në Shqipëri.

“Te projekti i Shëngjinit na kanë mbetur afro 35 për qind të njësive të lira. Mbi 65 për qind të apartamenteve janë me kontrata të noterizuara. Kontratën e kemi për pesë vite, por do të mundohemi që të përfundohet edhe më shpejt. E sipas të gjitha gjasave do ta arrijmë. Në Tale do të jenë minimum tre hotele. Me Chrisin e kemi biseduar që të bëjmë një hapësirë të vogël, një mini-qytet ekologjik. Për Shqipëri do të jetë projekti i parë ekologjik”.
I pyetur nga Fevziu se pse Shqipëria është atraktive për shqiptarët e Kosovës, ai tha: “Kosova mund t’i ketë të gjitha, por det nuk ka”.
Shiko emisionin e plotë duke klikuar këtu. /Telegrafi/


































