LAJMI I FUNDIT:

Një nënë shqiptare po “lufton” për t’i kthyer fëmijët nga Siria, tregon se si ndodhi e gjitha

Një nënë shqiptare po “lufton” për t’i kthyer fëmijët nga Siria, tregon se si ndodhi e gjitha

Më 27 janar 2014, burri i saj Shkëlezen Dumani nga Tirana mori dy fëmijët dhe iku për Siri. Vajza 8 vjeçe dhe djali 5 udhëtuan bashkë me të në zona të luftës. Më vonë, babai i tyre u vra duke luftuar përkrah grupit militant, Shteti Islamik.

Ndërsa fëmijët mbetën në Siri dhe ata tashmë kanë emra arab. Të dy fëmijët kërkohen edhe nga Interpoli.

Nëna e tyre, Mide Dumani, me lot në sy pret fëmijët e saj qe pesë vite, që t’i kthehen.


“Mi mori fëmijët, më tha do iki për në Mal të Zi. Kur erdhi kunati më tha të ka lënë një letër që ka ikur për Siri. Unë jam një nënë e vuajtur qe pesë vjet. Unë dhe fëmijët e mi. Ata edhe me babanë kanë qëndruar shumë pak. Ai u vra. Po si çdo nënë, siç thonë ku rrinë fëmijët, të rrijë edhe nëna. Mendja është gjithmonë atje pavarësisht që u bënë pesë vjet këtu. Ata që janë prindër mund ta besojnë këtë që më ka ndodhur mua, tjetërkush nuk e beson. Tani vajza është 14 vjeçe, çuni është 12, shumë të vegjel”, ka thënë ajo për Radio Evropa e Lirë.

Pasi u vra Shkëlzeni, nëna e tij, tani mbi 70 vjeçare, shkoi në Siri për t’u kujdesur për fëmijët, përcjell Telegrafi. Ata jetonin në kampin al-Hol në Siri.

“Të keni durim ju dhe ne. Kemi qëndruar qe gjashtë vjet këtu në luftë, tani jemi rehatuar pak a shumë me ushqime dhe veshmbathje. Mos na e keni gajlen, kur të ikin të gjithë shqiptarët, edhe ne me shqiptarët bashkë”, ka thënë gjyshja e fëmijëve në një video.

Ndërsa daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni, me lot në sy, thotë se ka bërë shumë kërkesa ndaj autoriteteve shqiptare që t’i ndihmojnë në kthimin e mbesës dhe nipit. Mbesa i shkruan shumë shpesh dajës së saj.

“Kemi mesazhe të pafund të vajzës që çdo ditë thotë: o daja, o daja, çka po bëhet? Kur po vjen shteti të na marrë? A po vjen ambasada të interesohet për ne? Kërkesa të tilla thotë për t’u bashkuar me motrën dhe me nënën e vet. Edhe njëkohësisht edhe me ne, me fëmijët tonë, të rriten bashkë. Janë lot të përditshëm këta. Më ka rënë të udhëtoj 200 deri 300 kilomtra në ditë, meditoj, kujtoj fëmijët, derisa e ndjej vetën të pafuqishëm për të ecur, hap krahun, ngopem, vazhdoj rrugën”, thotë ai.

Ndër të tjera ai fajson institucionet për këtë ngjarje.

Ndërsa nëna Mide shpreson që edhe fëmijët e saj të kthehen siç janë kthyer disa fëmijë nga Siria në Kosovë.

Kujtojmë se në prill të këtij viti Kosova ka riatdhesuar 110 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri. Prej tyre 74 ishin fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori