Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të vështirë të bashkëpunojnë ekonomikisht. Dogana, infrastruktura e keqe, tensionet politike mes fqinjëve e bllokojnë tregun. Kjo pritet të ndryshojë në takimin e Ohrit.
Mrekullitë kërkojnë kohën e tyre, kjo të vjen ndërmend, kur ndjek në media, se çfarë duan të bëjnë tre krerë shtetesh të Ballkanit këto ditë. Vetëm pak javë më parë, BE me veton franceze refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Dhe pikërisht tani, kur shtohen paralajmërimet për tensione të reja në këtë rajon, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut me shumë gjasa po ecin me hapa të shpejtë drejt një ujdie të mrekullueshme…
Për vite me radhë ishte Brukseli, që nxiste për bashkëpunim më të ngushtë vendet e Ballkanit. Por pikërisht tani, kur Brukseli zor se i josh më këto vende me shpresat e anëtarësimit, papritur funksionon. Në Ohër në Maqedoninë e Veriut zhvillohet takimi i dytë rajonal (10-11.11) brenda një muaji. Jo vetëm këto të tre vende duket se e durojnë mirë njëra-tjetrën. Ato ftojnë shprehimisht edhe tre shtetet e tjera të mbetura jashtë, të bashkohen, për habi, edhe Kosovën. Çfarë po ndodh?
100 % dogana për produktet
Kooperimi ose “Konektiviteti”, siç e quajnë ekspertët, është nevojë urgjente për Ballkanin. Maunet që kanë ngarkuar mallra nga një vend konkurrent qëndrojnë në kufi shpesh me ditë. Doganat dhe burokracitë i izolojnë tregjet shumë të vogla ballkanike nga fqinji. Të pakrahasueshme në botë janë doganat 100% që Kosova vendosi për Serbinë. Edhe për persona privatë udhëtimet në periudhën e verës janë të vështira. „Smena”- kjo është fjala frikësuese, ndërrimi i turnit në postblloqet kufitare, kur sërish asgjë nuk ecën përpara. Nga pikëpamja ekonomike kjo është fatale. Për investitorët vende të tilla me fuqi të vogël blerëse nuk janë aspak interesante, edhe si furnizues për tregje të huaja prapë ato nuk janë shumë konkurruese për shkak të procedurave torturuese.
Në garën në drejtim të BE-së, vendet e Ballkanit jo rrallë kanë dashur ta shtyjnë nga pista fqinjin. Tani, të paktën kështu duket, ata, duke i ofruar krahun tjetrit, duan të ecin bashkë përpara. Ishte fillimi i tetorit, kur në Novi Sadin serb, presidenti serb Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev formuluan së bashku qëllimin që të fusin në Ballkan „katër liritë”, siç janë të vlefshme edhe në BE: Lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe personave. „Një mini-Shengen”, siç e quan Vuçiq, do duhet të mundësojë udhëtimet pa pasaportë, vetëm me kartë identiteti. Këtë të dielë (10.11) këto ide do duhet të konkretizohen. Realitet do duhet të bëhen në vitin 2021.
“BE në miniaturë- ballkanike”?
Por Ballkani nuk do të quhej Ballkan, nëse problemet nuk do të fshihesin në detaj. Të tre miqtë e rinj me kufijtë e tyre rrethojnë një vend gati komplet – Kosovën. Udhëtimet pa pengesa nga „Serbia në Shqipëri”, siç parashikon Vuçiq, do të çonin në shumë rrugë tërthore për sa kohë që një shtet tjetër Kosova nuk është i përfshirë. Megjithë njoftimin e tre krerëve të shteteve për „mini BE”-në ballkanike, shumë nga problemet janë ose të kontestuara shumë në dialogun që kanë zhvilluar Prishtina dhe Beogradi, ose të shkruara vetëm në letër, por të pazbatuara në praktikë: njohja e dyanshme e diplomave për shembull. Se si do duhet ta arrijnë këtë gjashtë shtete, kur as dy prej tyre nuk ia dalin dot, kjo nuk dihet.
Edhe unioni doganor i planifikuar, në vështrim të afërt, ndodhet para problemeve të patejkalueshme. Që para se Kosova të vendoste doganat astronomike për produket serbe, ekzistonte frika, se Serbia me fuqinë e saj më të madhe ekonomike, do ta shtypte biznesin e sapongritur në Kosovë. Albin Kurti, që pret të jetë kryeministri i ri i Kosovës, fitoi shumë vota me kërkesën për një bojkotim total të produkteve serbe. Mali i Zi më i pasur, nga ana tjetër i trembet konkurrencës së lirë serbe.
Pika e kontrollit, Merdare
E paqartë po ashtu është se si do të pajtohet unioni doganor me marrëveshjet e tregtisë së lirë, që Serbia së fundmi ka lidhur me unionin doganor euroaziatik të Putinit. Do të zhvillojnë vendet aziatike në të ardhmen tregti pa kufizime me Rusinë, Kirgizinë apo Armeninë? Si pajtohet kjo zonë e tregtisë së lirë euroaziatike me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me BE?
Problemi i pazgjidhur me emrin Kosovë
Bërthama e kësaj „BE-je ballkanike” është aksi i ri Tirana-Beograd. Me inskenimin e një „pajtimi historik në mes të serbëve dhe shqiptarëve” para tre vjetësh, si presidenti serb, Vuçiq, edhe kryeministri Rama i krijuan vetes avantazhe. Të dyja vendet kanë pak probleme me njëra-tjetrën, dhe nuk kanë nevojë shumë për pajtim. Afrohen „serbët” dhe „shqiptarët” me njëri-tjetrin, përfshihet edhe problemi i pazgjidhur i Kosovës: Me Tiranën miqësore mund të negociohej më lehtë se me Prishtinën bllokuese.
Rama, që nga ana e tij e sheh veten si president të të gjithë shqiptarëve, e merr me dëshirë këtë rol. Interesat e Kosovës kështu injorohen. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të bënte mirë të ishte pjesë e këtij mini-Shengeni. Sepse pas shuplakës nga BE, ai ka nevojë për një sukses të dukshëm në vendin e tij. Nga ana tjetër, ai duhet të ketë kujdes që Tirana dhe Beogradi të mos bien në ujdi në kurriz të tij dhe të marrin përsipër edhe fuqi negociuese për pjesën shqiptare të vendit të tij.
Mrekullitë dihet që janë shumë të rralla, jo vetëm në Ballkan. E nëse ndodhin, shumë shpesh pas tyre ndodhet truku i ndonjë zhongleri./DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës