Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Agron Gashit, i cili dyshohet për tentim vrasje e cila ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetën të plagosur tre persona.
Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Ndërsa për të dyshuarën për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale, Liridona Gashi është caktuar arrest shtëpiak po ashtu për një muaji.
Agron Gashi përveç veprës penale – vrasje e rëndë në tentativë, sipas aktvendimit të Gjykatës në Pejë, akuzohet edhe për vepra tjera penale.
“Agron Gashi, i dyshuar për veprën penale, vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.11 dhe 1.5, lidhur me nenin 28 të KPRK-së, veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181, paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Pejës, më 24.05.2024.
“Të pandehurit (Agron Gashi) i caktohet paraburgimi mbi bazën e nenit 184, paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika, 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, shkruan në aktvendimin e Gjykatës së Pejës.
Kurse, sa i përket masës së arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj Liridona Gashiti, Gjykata e Pejës ka theksuar që “E pandehura Liridona Gashi, obligohet të qëndrojë në shtëpinë e saj dhe në asnjë mënyrë pa lejën e Gjykatës nuk guxon të largohet nga shtëpia e saj, ku e ka vendbanimin, dhe vetëm për ndonjë arsye urgjente shëndetësore”.
Sipas Gjykatës, në rast të mos respektimit të masës së arrestit shtëpiak e pandehura Liridona Gashi njoftohet se ndaj saj mund të caktohet masa e paraburgimit.
Seanca dëgjimore në të cilën Gjykata në Pejë vendosi masën e paraburgimit ndaj Agron Gashit dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Liridona Gashit, u ndërpre për disa orë.
Seancën e ka ndërprerë gjyqtari i procedurës paraprake, Shaqë Curri, pasi që mbrojtja nuk mund të deklarohej pa marrjen e provave nga Prokuroria. Seanca vazhdoi në ora 20:00.
21-vjeçari ishte arrestuar në mesditën e datës 23.05.2024, nën dyshimet për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, kurse sipas dosjes për shkak të gjendjes së të dëmtuarit janë në rrezik për jetë kualifikimi ligjor ndaj tij mund të ndryshojë.
Sipas dosjes, i dyshuari e kishte telefonuar të dyshuarën dhe e njëjta e kishte dërguar të dyshuarin në fshatin Qyshk, por kishte deklaruar se nuk e ka ditur se çfarë kishte bërë i dyshuari, vetëm kishte menduar se ishte rrahur me dikë.
Agron Gashi sipas dosjes së policisë është i dyshuar për 23 raste të ndryshme penale, kurse nga të dhënat e prokurorisë ka 10 aktakuza për vepra të ndryshme penale si dhe janë duke u zhvilluar hetime edhe për dy vepra tjera penale.
Sipas prokurorisë janë përmbushur kushtet e caktimit të paraburgimit të cilat janë rreziku nga arratisja; rreziku për të ndikuar në dëshmitarë dhe asgjësim të provave si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale.
Kjo Prokurori kishte dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të këtij të dyshuari duke thënë se i njëjti ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit Qavolli që ndërlidhet me rastin e rrezikimit të trafikut publik.
“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkelur një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestuar, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli. Në atë periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik“, kishte thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Përveç dyshimit për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë ndaj tij rëndojnë edhe dyshimet për armëmbajtje pa leje.
I njëjti kur është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka pranuar të flasë duke u mbrojtur në heshtje.
Kjo ishte konfirmuar nga prokurori Ersan Qavolli. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?