Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve në aferën për rezervat shtetërore.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L dhe H.G për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më tej në njoftim thuhet se “gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M, të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin. Masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës”.
Të dyshuarit, ndaj të cilëve u caktua 30 ditë paraburgim janë dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti, raportojnë mediat.
Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.
Ndryshe, të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës-Njësia e Veçantë e hetimeve të premten ka realizuar bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku arrestoi dy zyrtarët.
Po ashtu të premten Policia bastisi një shtëpi, dy banesa dhe një restorant ndërsa arrestoi Ridvan Muharremi, që në media u raportua si person i afër me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!