LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që grabitën kazinonë

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që grabitën kazinonë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve A.H., M.SH., V.K., L.O.

Të pandehurit, A.H., M.SH., V.K. dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar, kanë kryer grabitje me forcë në kazino “Kajot” dhe po ashtu i pandehuri A. H. gjatë grabitjes ka përdor armën, duke kërcënuar punëtorin e kazinosë, e të cilën armë ia kishte shitur i pandehuri L.O.

Me këtë i pandehuri A. H. dyshohet se ka kryer veprat penale: grabitje dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.


Të pandehurit M.SH. dhe V.K. dyshohet kanë kryer veprën penale: grabitje.

Ndërsa i pandehuri L. O. dyshohet ka kryer veprën penale: dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Pas leximit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim i lartë për këto vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori