LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së, abuzoi seksualisht të miturën

Një muaj paraburgim për pjesëtarin e FSK-së, abuzoi seksualisht të miturën

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh të pandehurit M. S, i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën nën moshën 16 vjeçare N. K.

Sipas gjykatës, i pandehuri dyshohet se me datë 7 shkurt, në fshatin Mogillë Komuna e Vitisë, ka keqpërdorur seksualisht të miturën.

“Me këto veprime i pandehuri M. S., ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që për këtë vepër parashihet një dënim mjaft, si dhe natyrën dhe ndjeshmërinë e kësaj vepre, gjithashtu edhe ndikimin tek e dëmtuara, gjë që do të pamundësonte rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.


Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje
Lexo po ashtu Ndalohet një pjesëtar i FSK-së për keqpërdorim seksual të një 15-vjeçareje

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, më datë 7 shkurt rreth orës 19:00, në fshatin Mogillë të Komunës së Kllokotit i pandehuri (pjesëtari i FSK-së) për qëllime seksuale ka kapur për dore të miturën dhe e ka futur mbrapa veturës së tij.

Më pas ka tentuar ta zhveshë, ndërsa e mitura ka kundërshtuar duke i thënë se “dëshiron të shkoj në shtëpi”.

“Në ato çaste kishte arritur xhaxhai i të miturës dhe e kishte larguar të miturën nga vetura ku më pas ishte larguar për në shtëpinë e saj dhe më pas është detyruar që të kërkoj ndihmë mjekësore psikiatrike në Qendrën Emergjente të Spitalit Regjional në Gjilan”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim