Një muaj paraburgim për burrin që plagosi gruan e tij në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë i caktoi sot masën e arrestit prej një muaji të dyshuarit R.F., i cili një ditë më parë në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë drejt saj.
Mbi të dyshuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Gjykata vendosi për një muaj arrest pas kërkesës së Departamentit për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Nga
Telegrafi
06/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































