LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për biznes të paautorizuar të armëve

Një muaj paraburgim për biznes të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Importi, Eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Të pandehurit A.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1  muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 30.07.2018, rreth orës 18:40 minuta në rrugën Prizren – Gjakovë, në Landovicë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të automjetit nga ana e Policisë së Kosovës është vërtetuar se i njëjti në mënyrë të paautorizuar fillimisht ka poseduar dhe transportuar armë të zjarrta edhe atë 8 (tetë) granata të pushkës dhe 4 (katër) kutia eksploziv ‘TNT’ me peshë nga 200 gram. Të njëjtat armë dhe materie eksplozive janë sekuestruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe i pandehuri A.T është arrestuar”, thuhet në njoftim.


Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori