LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në Pejë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje në Pejë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.Q për shkak të dyshimit të bazuar se :

“Me datë 09.02.2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar”, në Pejë, tenton t’a privojë nga jeta të dëmtuarin, në atë mënyrë që, përderisa brenda në lokal ishin i dëmtuari me shokët e tij dhe i pandehuri me shokun e tij, dalin jashtë lokalit për të biseduar rreth një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe të dëmtuarit, ku në bisedë e sipër i pandehuri nxjerr nga xhepi një mjetë të mprehtë – thikë dhe e godet të dëmtuarin në faqen e majtë duke i shkaktuar lëndime trupore.

E goditi me thikë në faqe, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit
Lexo po ashtu E goditi me thikë në faqe, prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit

Me këto veprime i pandehuri F.Q dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje në tentative.


Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji nga data 11.02.2019 deri me datë 11.03.2019″, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori