Prokuroria Themelore në Mitrovicë, departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit E.H nga fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë, dhe F.Z nga Vushtrria, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.
Sipas një njoftimi për media, bazuar në kërkesën e prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit E.H dhe F.Z, me datën 10.07.2019, rreth orës 09.20 në Vushtrri, duke vepruar së bashku, me përdorimin e forcës dhe me kanosje serioze për të sulmuar jetën personit tjetër, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme.
“Dy të dyshuarit të pajisur me maska kanë hyrë në një filial të transferimit të parave, ku dëshmitares/të dëmtuarës F.F, të dyshuarit i kanë kërkuar para, ku i dyshuari E.H i cili ka pasur të veshur jakne të gjelbër dhe duke mbajtur dorën e majtë në xhepin e majtë të jaknës dhe duke drejtuar dorën me jakne në drejtim të dëmtuarës, duke dhënë shenjë se ka armë, fillimisht i ka bërtitur të dëmtuarës për ti dhënë para, pastaj ka hyrë në arkë dhe nga aty ka marrë para në vlerë prej 250 €, si dhe ia ka hapur të dëmtuarës çantën duke i marrë portofolin, ndërkaq i dyshuari tjetër F.Z ka qëndruar brenda lokalit duke bërë roje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 12 korrik ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar dy të dyshuarve të cilët kanë qenë në ndalim nga data 10 korrik, masën e paraburgimit prej një (1) muaji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025