India ka rishkruar historinë duke lëshuar me sukses plot 104 satelitë në një mision të vetëm, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të lëshimit të 37 satelitëve nga Rusia në vitin 2014.
Lëshimi i tyre u bë nga Qendra Hapësinore “Sriharikota” në Jug të Indisë, ndërsa të gjithë satelitët, me përjashtim të tre prej tyre, ishin nga vende të huaja, shumica prej të cilave nga Shtetet e Bashkuara.
Mbikëqyrësit thanë se ky është një sinjal që tregon se India po ngrihet në nivelin e një “lojtari kyç” në tregun disamiliardësh të hapësirës.
“Ky është një moment i rëndësishëm për secilin prej nesh. Sot kemi rishkruar historinë”, është cituar të ketë thënë drejtori i projektit Jayakumar, nga agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kryeministri Narendra Modi ishte mes të parëve që uroi shkencëtarët, duke shkruar në “Twitter” se “ky është një hap i jashtëzakonshëm nga ISRO, ndërsa përbën edhe një moment krenarie për komunitetin tonë të shkencës hapësinore dhe kombin në tërësi”.
Fraza “rekord botëror” ka qenë tejet i përdorshëm në rrjetet sociale përgjatë mëngjesit të kësaj të mërkure, përcjell tch. Nga 104 satelitët e vegjël, 96 i përkisnin Shteteve të Bashkuara, ndërsa mes të huajve të tjerë janë edhe ato të Izraelit, Kazakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Zvicrës dhe Holandës.
Një sasi e konsiderueshme e satelitëve kanë aftësi fotografimi të Tokës dhe i përkasin kompanisë amerikane “Planet”. Një satelit indian kartografie, që besohet se ka aftësi të fiksojë pamje me cilësi të lartë ndodhet gjithashtu në bord. Ai pritet të përdoret për të monitoruar “armiqtë” rajonalë, Pakistanin dhe Kinën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze