Grupi i njohur për hitet e tyre, NRG Band dhe reperi veteran, Genc Prelvukaj, u prit që do të publikonin një projekt të suksesshëm.

Dhe, mjaft i suksesshëm rezultoi në pak ditë kënga e re grupit NRG Band dhe Gencit.


genti nrg band

Për vetëm një javë projekti "Dashnia Jeme" arriti një milion klikime.

Muzika ishte punuar nga vet Genci, i cili realizoi edhe tekstin.

Për Genc Prelvukajn dhe NRG Band ky është një rikthim i fuqishëm në skenë për këtë verë, pasi edhe veçmas publikuan projekte të ndara.

Ishte Genci që publikoi "Andërr" me Lyrical Son dhe NRG Band që publikuan "Harrom". /Telegrafi/